FOTOT/ Lideri i Syriza-s martohet me partnerin e tij në një ceremoni private, të ftuar njerëz të rëndësishëm të Greqisë

FOTOT/ Lideri i Syriza-s martohet me partnerin e tij në një ceremoni private, të ftuar njerëz të rëndësishëm të Greqisë

Foto nga ceremonia e martesës së Stefanos Kasselakis

Kreu i partisë kryesore opozitare greke Syriza, Stefanos Kasselakis është martuar sot në një ceremoni private. Mediat greke kanë publikuar foto nga ambientet ku është mbajtur ceremonia e martesës dhe festa, si dhe të ftuarve të shumtë, figura të njohur të politikës dhe biznesit në Greqi.

Ceremonia u mbajt në Kopshtin Botanik Hania. Sëbashku me bashkëshortin e tij amerikan Tyler McBeth, ata bënë betimet për besnikëri ndaj njëri tjetrit mes miqve e të ftuarve të tjerë.

Në orën 18:00 të së premtes, çifti mbërriti nën masa të rrepta sigurie në vendin e ceremonisë, ndërsa të ftuarit e tyre kishin nisur të vinin pak më herët. Një makinë patrulle e Policisë ndodhej në hyrje të rrugës private që të çon në Kopshtin Botanik, duke penguar hyrjen e atyre që nuk ishin të ftuar në dasmë.

Ndërkohë, autoritetet policore në Chania arrestuan dy persona, pasi pavarësisht kërkesës së presidentit të SYRIZA-s,  Stefanos Kasselakis,  që të respektohej privatësia e ceremonisë së tij martesore, por kjo nuk u bë aspak e mundur. Dy personat kanë tentuar që të filnojnë me dron ceremoninë e martesës së Presidentit të SYRIZA-s dhe bashkëshortit të tij, Tyler Macbeth, në Kopshtin Botanik të Chanias.

Stefanos Kasselakis dhe Tyler Macbeth kanë përfituar nga ligji që legalizon martesat mes partnerëve të së njëjtës gjini që u miratua në parlamentin grek në muajin Shkurt të këtij viti.

Mediat greke shkruajnë se ceremonia 4-ditore nisi të mërkurën me një darkë për 70 persona në një restorant luksoz në Hania, që mendohet t’i ketë kushtuar gjithsej mbi 12 mijë Euro çiftit, me verëra mbi 6 600 Euro, ushqime 3 300 euro e meze e ëmbëlsira mbi 2 mijë Euro. Ceremonia do të vazhdojnë deri natën e të shtunës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donika goxhaj: 01/09/2024 17:11

    Kjo boteka mbaruar eshte pjerdhur ,fundi i botës

    Përgjigju
  • Niko: 31/08/2024 11:29

    2 burra qe martohen cmenduri. Ka ardh fundi i botes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë