POGRADEC - Shqiptarja.com sjell ekzkluzivisht fotot nga lokali i cili u përshfi nga një shpërthim i fuqishëm i bombolës së gazit. Në fakt nga momenti kur lajmi u bë publik u fol për një bombol gazi që dyshohet se përdorej për ngrohje, por në fakt në fotot ekskluzive në lokal janë dy bombola gazi 10 litërshe shumë pranë njëra-tjetrës.

Lokali i ndodhur në qendër të fshatit Beragozhdë të Dardhasit në Pogradec, është shkrumbuar totalisht.  Karrige e tavolina të djegura, pajisje kompjuterike të shkrumbuara, mure e tavanë të nxirë. Rreth 30 persona mbetën të lënduar nga ky shpërthim, mes të cilëve pjesëtarë të stafit dhe klientë të rastësishëm. Në tavolina kanë mbetur edhe gotat e birrës që kanë qenë duke konsumuar në momentin e shpërthimit disa klientë.

shperthimi bombles pogradec
shperthimi bombles pogradec
shperthimi bombles pogradec
shperthimi bombles pogradec
shperthimi bombles pogradec
shperthimi bombles pogradec
shperthimi bombles pogradec
shperthimi bombles pogradec
shperthimi bombles pogradec
 Foto të tjera..