Fotot/ Puthja e “Judës”, Kotzias e "kërcënon" por Bushati gajaset

Ministri i jashtëm grek zhvilloi një vizitë “blic” sot në Tiranë.

Mediat greke e komentuan këtë vizitë si pasojë e ngërçit diplomatik në bisedimet direkte mes dy vendeve.

Sikurse dihet, bisedimet për një marrëveshje për çështjet detare, si shelfi kontinental dhe zonat ekonomike ekskluzive (edhe kufiri?) i ka kërkuar shteti grek që më 2008. 

Greqia vjen në këto bisedime me qeverinë Rama në pozita më të forta negociuese se kundërpala e saj, duke qenë se nuk ka çfarë të humbasë, ndërkohë që Shqipëria rrezikon marrjen çeljes së bisedimeve zyrtare për anëtarësimin në BE, nëse qoftë një shtet i vetëm vendos veton për një gjë të tillë në Komisionin Evropian, apo në këshillin e Ministrave të BE-së. 

Kjo supremaci u vu re edhe në faktin që Shqipëria ka pranuar që në këto bisedime të shkojë larg Çamërisë, në ishullin e largët të Kretës në Greqi, ndërkohë që i ka lejuar helenëve që të vijnë në një takim në Korçë, që nga qarqet ekstremiste dhe nacionaliste greke konsiderohet si pjesë e Vorio Epirit.

Trysnia greke për të korrur sa më shumë nga bisedimet dypalëshe u pa edhe nga “kukamshefti” i kryeministrit Aleksis Tsipras, i cili pavarësisht se kishte pranuar të vizitonte Tiranën, e shtyu një vizitë të tillë, nën pretendimin jo-zyrtar, se pala shqiptare po zvarrit negociatat, në një moment kur në fakt, presidenca e Ilir Metës, pas një vonese të caktuar dhe jo të arsyeshme, ia dha gjithsesi autorizimin qeverisë për vijimin e negociatave.

Kotzias e afirmoi edhe sot peshën më të rëndë të Greqisë në këto negociata, kur kërcënoi se do të ngrihej nga tryeza në rast se shtrohej çështja çame.

Duhet thënë gjithashtu, se një komision i përbashkët shqiptaro-grek ka nisur gërmimin për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në fushën e Dragotit, gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941, ndërsa Greqia, pavarësisht premtimeve verbale, nuk e ka shfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë.

Gjithashtu, dje disa denoncime mbërritën në Report TV, ku qytetarët u ankuan se policia helene po i kthen prapa pa arsye, duke i vendosur kryqe nëpër pasaporta, pavarësisht faktit se janë apo jo çamë, në një moment kur mes palëve ishte rënë dakord zgjidhja e çështjes së toponimeve në pasaporta.

Një fushatë e tillë, ngjason më tepër me një gjueti shtrigash dhe një intimidim ndaj Shqipërisë, për t’i kujtuar se janë emigrantët e kësaj të fundit ata që ia kanë nevojën Greqisë, dhe jo anasjelltas.

Edhe lidhur me negociatat mbi detin, ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati, ngriti pak kohë më parë shqetësimin për “Zërin e Amerikës” se ishte dyshues fakti që në titullin e negociatave që MEPJ i kishte dërguar presidencës, bisedimet konsideroheshin si “Projekt-marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për përcaktimin e zonave detare”.

Sipas Muratit duhej të ishte shkruar më qartë nëse bëhet fjalë për përcaktimin e kufirit detar apo të shefit kontinental, të cilat janë dy gjëra të ndryshme. Sipas tij kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka qenë gjithnjë i përcaktuar, kështu që mos-saktësimi i terminologjisë së bisedimeve, mund të jetë një evazion i qëllimshëm, që mbart pikërisht rrezikun për të rinegociuar kufirin detar. 

Megjithatë, pavarësisht ngritjes së stekës në maksimum nga Kotzias sot, ky i fundit është larguar me gaz, hare e puthje, që ngjasojnë më tepër me ato të Judës, ndërkohë që është e vështirë të kuptohet se çfarë e bën kaq buzagaz ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, i cili sikurse shihet në foto, duket po aq i gëzuar sa Kotzias, pavarësisht pozitave tejet më të dobëta në bisedime dhe faktit të dukshëm se Greqia po merr atë që po kërkon, ndërsa kërkesat e Shqipërisë, deri tani ndodhen në “kalendat greke”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/03/2018 03:16

    Po mire o mire po do bere e madhe me keto kryqet qe ven ne pashaportat shqiptare keta arixhit e europes. Boll me me servilizma e dim qe jemi me te vegjel dhe te dobet se ata,po doke u ulur gjithmon keshu po na shkelin fare plerat e europes. Bushati duhet ti ve ambasadat ne sherbim te shqiptarve jo te grabitjeve te shqiptarve

    Përgjigju
  • puro: 30/03/2018 02:17

    Grekët kanë klasike "Kalin e Trojës" e me sa duket do arrijnë atë çfarë kërkojnë gjithë pjesën e tortës, tanëve do u mbetet vetëm ambalazhi.

    Përgjigju
  • Berat: 29/03/2018 19:28

    Hajde propagande hajde....me tha i thashe te tha me tha...

    Përgjigju
  • Ditmir Bushati: 29/03/2018 18:09

    Je nje pene e rralle Sokol Kondi, duhet te kishe qene pjese e bisedimeve.

    Përgjigju
    • Edi: 29/03/2018 18:41

      Futu urgjent ne Whatapp Miri se te kam shkruar, leri navigimet ne net

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?