“Mos më përmendni Çamërinë” Shehu: Kotzias trajtoi keq Bushatin

 “Mos më përmendni Çamërinë” Shehu: Kotzias trajtoi keq Bushatin

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i ftuar në emisionin "45 minuta"

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, në lidhje me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, pas vizitës së sotme të ministrit të Jashtëm Kotzias në Tiranë. Deputeti i PD u shpreh: 

“Në marrëdhëniet me Greqinë, them se e kemi një partner strategjik, theksoj se Greqia na ka mbështetur gjithmonë në të gjitha proceset tona të zhvillimit dhe integrimit. Por kur bën aventurizma me politikën e jashtme, ti ke humbur dinjitetin, respektin tënd, është normale të mos biesh dakord për çdo gjë,sepse kjo është politika e jashtme. Ama kur ti e nis me qëllim për të dëmtuar marrëdhëniet me Greqinë ke humbur çdo negociatë apo marrëveshje për të pasur më shumë përfitime më vonë. Pra kur e nis kështu shkatërron marrëdhëniet me partnerët tanë më të rëndësishëm, je i detyruar të dorëzohesh”, tha deputeti Shehu. Ndërsa në lidhje me çështjen Çame, ku Kotzias ka kërkuar që të mos jetë temë e bisedimeve, pasi në të kundërt do i bojkotojë, Shehu tha: “Përsa i përket çështjes Çame është një trajtim i keq nga ana e homologut grek. Nëse do të isha unë, do kisha një partneritet, dhe nivele te larta bashkëpunimi. Por sipas situatës së sotme, je i detyruar te kapitullosh, prish marrëdhëniet me Greqinë. Nuk doli asgjë nga ai takim, ministri ka humbur kredibilitetin, u përdor nga forca të tjera politike të brendshme dhe tani po lëshojnë gjithçka. U shkatërrua marrëveshja e detit e para, nga ana tjetër, ti krijon një periudhë të tërë shkatërrimi, sepse nuk ka asnjë investim, dhe pala tjetër nuk te trajton mirë". Në lidhje me takimin e papritur mes Kotzias dhe Bushatit, Shehu u shpreh: “Nuk e di çfarë ka ndodhur, po duket sikur është zbehur ky probabilitet, nga kjo vizitë e papritur e Kotzias, e cila ishte planifikuar në fillim të prillit nuk doli asgjë, thjesht dy rreshta dhe kaq. E vetmja zgjidhje për detin është ti drejtohemi të dy palët Gjykatës së Lartë të Hagës, dhe aty le të vendoset njëherë e mirë. Çamëria duhet përmendur, është një krahinë dhe nuk ka si mos të përmendet, ka qenë pjesë në territorin shqiptar, ka një emër gjeografik. Theksoj se pala greke, ka mbështetur integrimin, zhvillim e vendit, dhe asnjëherë nuk kanë ngritur këtë çështje, por tani gjejnë një kundërshtar qe e kupton që nuk ka kredibilitet, ka humbur dinjitetin e respektin, kjo është ajo që ka ndodhur. Në marrëdhëniet me vendet fqinje nuk ka vëllazëri por ka partneritet. Përgjegjësja e vetme për zbehjen e marrëdhënieve midis dy vendeve është kjo qeveri’, tha deputeti Shehu.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë gjatë një takimi tre orësh sot në Tiranë kanë tentuar të tejkalojnë ngërçin ku janë futur bisedimet mes dy vendeve. Siç edhe Report TV raportoi një ditë më parë duke cituar burime diplomatike, bisedimet janë në stanacion.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burgaxhiu: 30/03/2018 18:24

    Kohe e mire sivjet ka ra shi boll. Edhe preshi Tritan marshalla.Ai nuk te keqtrajton.

    Përgjigju
  • agim: 29/03/2018 22:02

    Mos me pormen camet po nuk duht te permendim shqiptaret jugut te malit zi sh ne serbi zoti shehu jeni tradhtar te vllizrve tuaj politika nuk esht pron private zoti shehu. Ne kohen e shukut hoxha ju nuk do shprejeeni kshtu se vet enverri do te ripte come un porco sptaret si puna juaj u ka ngelur vetem vesh mbadhja e brendshme per te shitur

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 29/03/2018 21:09

    O tritan preshi hengre gjith atë presh e prap nuk zure mënd . Po mos u mërzit se herën tjetër do hash patëllxhanin o tritan . Po ik mor bur se le nam e nuk zure mënd o tritan preshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja