Bashkia e Tiranës në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i dhënë prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore.
Përdoruesit e biçikletave kanë tashmë vendin e tyre për të kaluar edhe tek Bulevardi Zogu i Parë. Një e kuqe e bukur, ngjyrë e flamurit, shtrihet përgjatë gjithë Bulevardit, i cili me siguri do të përdoret shumë edhe nga blogerët apo të apasionuarit pas fotografisë.
[gallery]25109[/gallery]
Kështu punimet për të ndërtuar korsi biçikletash janë duke u zhvilluar në këto rrugë:
-Rehabilitimi Unaza e Mesme, 2.2 km
-Rehabilitimi i aksit mbikalim – Kombinat, 4.3 km
-Korsitë e Biçikletave Bulevardi Zogu I, 1 km
-Korsitë e Biçikletave Bulevardi Dëshmorët e Kombit, 2 km
-Rruga Dibrës (farmaci 10 – A. Mojsiu), 1.2 km
Për vitin 2018 Bashkia ka planifikuar të ndërhyjë në këto rrugë:
-Rruga Kavajës (21 Dhjetori – F.e Bukës)
-Rruga Aleksandër Mojsiu
-Rruga Muhamet Gjollesha
-Rruga Sulejman Delvina dhe Abdyl Frashëri
-Rruga Qemal Stafa
-Rruga Elbasanit
-Vaso Pasha
-Ibrahim Rugova
-Petro Nini
– Gjon Pali II
-Barrikada
-Medar Shtylla
-4 Dëshmorët
-Sami Frasheri ( Sheshi Willson- Triangolo)
-Hoxha Tasim
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

FOTO










