11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24 orëve të fundit.
Fieri vijon të jetë vatër problematike ku veç angazhimit të 13 automjete zjarrfikëse e 4 autoboteve, po ndërhyhet me një helikopter dhe një avion ‘Air Tractor.’
Në malin e Dajtit janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter.
Në Bardhaj të Shkodrës, janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse, forca të shumta si dhe 1 helikopter.
Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento