Fran Frrokaj del nga gjykata, ja si i prshndeti simpatizantët/FOTO

Fran Frrokaj del nga gjykata, ja si i prshndeti simpatizantët/FOTO

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, është lënë i lirë pas një seance të gjatë gjyqësore, prej rreth katër orësh, në Gjykatën e Lezhës.

Në përfundim të seancës, Frrokaj ka dalë nga gjykata me duar të lira dhe ka përshëndetur protestuesit. Ndryshe nga mëngjesi, ku Frrokaj mbërriti në gjykatë me pranga në duar, ai doli i lirë dhe përshëndeti me duar të gjithë simpatizantët e tij, të cilët qëndruan për orë të tëra duke protestuar para gjykatës.

Së bashku me Frrokajn, gjykata ka lënë në ‘arrest shtëpie’ edhe 11 ztrtarët e tjerë, të cilët akuzohen për abuzime me pronat bregdetare te “Rana e Hedhun”.

frrokaj
(Momenti kur Fran Frrokaj del nga gjykata dhe përshëndet me dorë mbështetësit)

d.c./shqiptarja.com

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja