Presidenti i Francës, Francois Hollande thotë se ka mbetur “pak kohë” për të parandaluar daljen e Greqisë nga eurozona. Hollande kërkoi që të bëhet çdo gjë që Greqia të mbetet brenda zonës së monedhës së përbashkët.
Presidenti francez i kërkoi qeverisë greke që të rikthehet në tavolinën e negociatave me kreditorët për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejt. “Ky është një mesazh për Greqinë. Nuk ka kohë për të humbur, duhet të kthehet për të diskutuar me institucionet”, u shpreh Hollande duke shtuar se këtë gjë do t’ia thotë personalisht edhe kryeministrit grek.
Bisedimet mes Greqisë dhe zyrtarëve të BE-së në Bruksel ende nuk kanë arritur në një marrëveshje. Ministrat e eurozonës do të takohen sot, por ministrin grek i Financave, Yanis Varoufakis thotë se nuk ka do të paraqesë propozime të reja në takim.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com