Marsejë(Francë) - Arkitektët në Francë kanë ndërtuar një hotel krejt të veçantë. Dhomat e këtij hoteli janë të përfshira në globe të mëdha plastike. Hoteli është ndërtuar 10 milje në veri të Marsejës.

Hoteli është një mundësi e mirë për aventuarierët të cilët kanë një mundësi të kalojnë natën nën yjë pa ngritur çadra. Dhomat prej materiali plastik janë të tejdukshme dhe kanë një kapacitet prej 2 personash.

Gjithashtu, dhoma përfshin edhe një teleskop për të parë yjet natën. Hoteli është hapur që në vitin 2010. "Kur mysafirët e parë arrijnë janë tejet të ngazëllyer dhe të lumtur për të qëndruar.

Është një eksperiencë e re për pushuesit", thotë pronari i hotelit Murielle Giovansili. Ai gjithashtu u shpreh se në këtë hotel është bërë dhe një propozim për martesë.


hotel
Foto të tjera





(v.gj/shqiptarja.com)