FRANË - Një qiraxhi francez, i nxehur pasi qiradhënësi i tij nuk i ktheu një depozitë prej 2,500 eurosh, vendosi të marrte një vare dhe të shkatërronte shtëpinë.

Fillimisht vendos syzet e diellit jo që të mbrohej nga rrezet e diellit por dhe nga copat e xhamave dhe pluhurat. I riu fillon me muret e tualetit, pasqyrën e WC dhe më pas vazhdon me muret e shtëpisë dhe dhomë ne gjumit.

E gjithë skena filmohej nga shoku i tij, i cili nuk harroi të vendoste një muzikë në sfond, para se t’a hidhte në internet. Video ka arritur në rreth 1 milionë klikime në pak ditë.

Megjithatë, kjo mund të ishte një lëvizje e nxituar pasi tashmë eksziston prova që personi në fjalë ka kryer vandalizëm, dhe dëmshpërblimi mund ti kalojë 2,500 eurot.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)