FRANCE - Një ushtarak 24-vjeç, i cili po filmonte me një videokamera kroskotin e makinës së tij për të vërtetuar shpejtësinë me të cilën po udhëtonte, humbi jetën në një aksident automobilistik, në perëndim të Francës duke shkaktuar gjithashtu vdekjen e dy grave, bënë të ditur burime vendase.

Gjatë hetimeve mbi aksidentin që ndodhi në Shën Pazan, policia zbuloi në bordin e automjetit, që i përkiste djalit të ri, një videokamera që ai e kishte vendosur për të filmuar nivelin e shpejtësisë së automjetit.

Pak para aksidentit, shpejtësia kishte arritur 200 kilometra në orë dhe gjatë përplasjes me një automjet tjetër, ajo arriti 140 kilometra në orë, më tepër se normalja e lejuar prej 90 kilometrash në orë, sipas materialeve filmike.

Në automjetin e goditur, ndodheshin një person 75 vjeç, i cili u plagos rëndë, bashkëshortja e tij 72 vjeç dhe nëna e tij 91 vjeç, të cilat vdiqën menjëherë.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)