BAGDAD- Franca ka vendosur të ndërmarrë veprime ushtarake kundër luftëtarëve të shtetit islamik të Irakut dhe Levantit, si pjesë e veprimeve të një koalicioni të gjerë të formuar nga Washingtoni. Presidenti francez, François Hollande mbërriti sot në Bagdad për të diskutuar ndihmën humanitare dhe mbështetjen ushtarake në luftën e Irakut kundër shtetit islamik, duke u bërë kështu i pari kryetar shteti që viziton Irakun pas formimit të qeverisë së re pas disa javë trazirash.
“Ky grup ka filluar një luftë jo vetëm kundër Irakut, por edhe kundër atyre që nuk pajtohen apo shohin gjërat në mënyrën që e bëjnë ata vetë, një luftë me bazë terrorizmin. Për këtë arsye, Franca ka vendosur të mbështesë Irakun, në mënyrë që edhe bashkësia ndërkombëtare të luajë rolin e saj në çështje të tilla vendimtare për globin.”
Hollande do të vizitojë Arbil, kryeqytetin e rajonit autonom kurd të Irakut për të shpërndarë ndihma humanitare, kryesisht tenda dhe pajisje sanitare. Franca dëshiron të tregojë se mbështetja për Irakun është e pakufizuar, kjo një ditë pasi SHBA lançoi strategjinë e saj në luftë kundër ISIS. Franca është shteti mikpritës i një takimi ndërkombëtar që do të zhvillohet të hënën në Paris në lidhje me sigurinë në Irak.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO