Franca ekstradon ekzekutuesin e diktaturës në Argjentinë, ish këshilltar i Presidentit Nikola Sarkozi

Franca ekstradon ekzekutuesin e diktaturës në Argjentinë, ish këshilltar i Presidentit Nikola Sarkozi

Në fund, e vërteta ka triumfuar. Pas 35 vjetësh dhe një jete të rehatshme nën dritën e diellit të Parisit, ku jepte mësim si pedagog në Universitetin e Sorbonës dhe në Universitetin e Marne-la-Vallé, "ekzekutuesi" do ekstradohet në Argjentinë.

Mario Sandoval, 66 vjeç, ish element aktiv i inteligjencës ushtarake, ka punuar në kuadër të ESMA, Shkolla e Mekanikës së Ushtrisë e cila u bë e njohur si një qendër torturash.

Në fund të diktaturës, Sandoval u largua për në Francë, ku mori shtetësinë në vitin 1997 dhe u bë edhe këshilltar i ish presidentit Nikola Sarkozi.

Por disa nga kolegët e tij të universitetit e njohën, e denoncuan dhe u arrestuan nga policia.

"Ekzekutori" udhëhoqi një betejë të gjatë ligjore, duke mohuar identitetin e tij, duke akuzuar shtypin francez për orkestrimin e një mashtrimi, siç bëri ndaj kolegëve të tij që kërkuan dëbimin e Sandoval nga fakulteti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore