Franca heq bastet e kampionatit shqiptar kur luan Skënderbeu/ Dokumenti

Franca heq bastet e kampionatit shqiptar kur luan Skënderbeu/ Dokumenti

Ekipi i Skenderbeut

Franca ka marrë një vendim për sa u përket ndeshjeve të Kategorisë Superiore, në veçanti në ato që merr pjesë ekipi i Skënderbeut. Është ndaluar me një vendim zyrtar kuotimi i ndeshjeve të futbollit shqiptar nga kompanitë e basteve online.

Autoriteti shtetëror ARJEL ka lëshuar këtë urdhër për të gjithë kompanitë e basteve online që operojnë në Francë. “Ndalohen bastet sportive online që u përkasin ndeshjeve të kampionatit shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Kjo masë aplikohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi”, - shkruhet në dokumentin e publikuar me urdhër të presidentit të ARJEL, Sharl Kopolani.

ARJEL është kompani shtetërore e cila monitoron kompanitë dhe fluksin e basteve online dhe raporton vazhdimisht për kuotat. Ajo shërbem si rregullator i basteve sportive në shtetin francez. Ky vendim ka ardhur si pasojë e dënimit 10 vjeçar të Skënderbeut në Kupat e Europës dhe gjobës 1 milionë euroshe të dhënë nga komisioni i kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

Gjatë kësaj jave pritet të jepet vendimi edhe nga Komisioni i Apelit në UEFA, por drejtuesit e klubit të Skënderbeut nuk shpresojnë që ky komision do të ulë dënimin. Krerët e klubit korçar të gjitha shpresat i kanë te Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ku kërkojnë pafajësinë.

Dokumenti/ Vendimi qe ndalon bastet per Skenderbeun ne France

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 10/04/2018 16:30

    Do t´ja nderrojne emrin skuadres se Skenderbeut do ja vene "Bast i sigurt"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë