‘Kërcënimi’ i Macron për Kosovën, analisti Pulaj: Franca nuk merr dot e vetme vendimin për pezullimin e vizave! Rama dhe Kurti duhet të koordinohen

Analisti Shqipërim Pulaj ka komentuar në Report Tv deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili nga Tirana deklaroi se Franca ka lënë pezull çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Pulaj thotë se kjo ishte një tronditje politike për Kosovën, por ai thekson se Franca nuk mund ta marrë më vete këtë vendim.

“Është sikur gota gjysmë e mbushur dhe disa e shohin gjysmë të mbushur dhe disa gjysmë të zbrazur. Është një temë e mbyllur formalisht, e publikuar edhe në fletoren zyrtare. Megjithatë Franca ka fuqi politike për të iniciuar një suspendim të tillë, por s’mund ta bëjë në kokë më vete. Inicimi duhet të plotësojë disa kushte, keqpërdorimin e kërkesave për azil, etj. Politikisht i dha një tronditje qytetarëve të Kosovës, u krijua një amulli rreth kësaj teme”, tha Pulaj për Report Tv.

Analisti Pulaj thotë se ndërkombëtarët po i bëjnë shumë presion Kosovës për çështjen e asociacionit.

Qeveritë e kaluara sikur ka qenë me një ndjesi më përulësi karshi ndërkombëtarëve. Qeveria aktuale sikur tregon se Kosova ka një zot shtëpie dhe kërkon bashkëpunim, por nuk pranon përulje. E gjitha sillet rreth asociacionit dhe e gjitha problematika lidhet me insistimin për krijimin e atij organizmi. Ka një presion të jashtëzakonshëm ndaj Kosovës.

Një koment e pati edhe për qëndrimin e Ramës në raport me Kosovën, për të cilin thotë se duhet të ketë një koordinim me Kosovën.

“Ne mund të presim gjëra të tilla nga sllavët, por jo nga njëri tjetri, konsultimet dhe sugjerimet për një rrugë zgjidhej do duhej të ishin të shëndosha se si komb të kemi sukses dhe kështu si bashku mund ta ribëjmë kobin shqiptar. Të jemi pjesën tonë të faktorizimit në BP. Me këto lloj goditjesh sa emocionale dhe institucionale ndihemi keq”, tha Pulaj.  

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen. Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtarë. Pastaj, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dadhi: 20/10/2023 07:40

    O analisto, ca analizash je tu bo. E lagu se lagu, e bo dot se bo dot. Jo Franca, po edhe Malta ose Luksenburgu qe kane fuqi politike pothuajse zero, mund ta pezullojne ose bllokojne procesin e liberalizimit te vizave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’

Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’