Franca i thotë “PO” njohjes së Palestinës si shtet i pavarur. Deputetët francezë kanë votuar në favor të njohjes së Palestinës, e cilësuar kjo si një lëvizje simbolike, e ndërsa vjen pas votimeve të ngjashme në Britani, Spanjë dhe Irlandë. 339 deputetë francezë kanë votuar pro pavarësisë dhe 151 të tjerë kanë votuar kundër.
Shumica e vendeve të Europës Perëndimore nuk kanë bërë diçka të tillë, por mbështesin pozicionet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara se një shtet i pavarur palestinez duhet të jetë frut i bisedimeve të negociuara me Izraelin.
Duke folur në Parlament përpara votimit, ministri i Jashtëm Laurent Fabius tha se qeveria nuk do të ndikohet nga votimi.
Në tetor, Suedia u bë vendi i parë i Europës Perëndimore që njohu Palestinën, ndërsa Parlamentet në Spanjë, Britani dhe Irlandë zhvilluan votime simbolike, pas të cilave ata mbështetën rezolutat jodetyruese në favor të njohjes së shtetit palestinez.
Izraeli i ka kundërshtuar me forcë të gjitha këto lëvizje, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu e ka konsideruar votimin e francezëve si “një gabim tepër të rëndë”.
Deri tani Palestina njihet nga 135 vende, e ndërsa Shqipëria e ka njohur në vitin 1988. Shteti i Palestinës ka fituar statusin e vëzhguesit në OKB.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com