Franca planifikon të rrisë moshën e pensionit me dy vjet, nga 62 vjeç në 64 vjeç deri në vitin 2030

Franca planifikon të rrisë moshën e pensionit me dy vjet, nga 62 vjeç në 64 vjeç deri në vitin 2030

Elisabeth Borne, kryeministrja e Francës

Qeveria e Francës ka propozuar rritjen e moshës ligjore të pensionit nga 62 në 64 deri në vitin 2030 si pjesë e një reformë të madhe në sistemin e pensioneve.

Kryeministrja Elisabeth Borne tha se ndryshimet ishin të nevojshme për të parandaluar një deficit të madh në sistem në të ardhmen. Reformimi i pensioneve ishte një nga premtimet kryesore të Presidentit Emmanuel Macron kur ai u zgjodh për herë të parë në 2017.

Por detajet nxitën menjëherë një përgjigje të zemëruar nga sindikatat, me plane për greva më 19 janar.

Borne ishte e kujdesshme të theksonte natyrën graduale, progresive të ndryshimeve të planifikuara, me mbështetje shtesë për ata me pensione më të ulëta.

"Reforma do të ndezë frikë dhe pikëpyetje në popullin francez. Është pothuajse e sigurt që do të ndezë edhe protesta", tha kreministrja e Francës.

Mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht me tre muaj në vit, duke filluar nga shtatori. Deri në vitin 2027 do të arri 63 vjeç e 3 muaj dhe moshën e synuar 64 në 2030”, tha Borne.

Pensionet kanë qenë gjithmonë një pjesë kyçe e vizionit të presidentit Macron për reformimin e Francës. Por planet e tij u ndërprenë, së pari nga protestat e përhapura, pastaj nga Covid-19.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur

Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur