Franca  shkatërron Islandën, në
gjysmëfinale përballë Gjermanisë

Franca  shkatërron Islandën, në<br />gjysmëfinale përballë Gjermanisë
Gjermani-Francë dhe Portugali-Uells janë dy gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të Francës. ‘Gjelat’ shpartalluan Islandën me rezultatin e thellë 5-2, që ishte cilësuar edhe si surpriza e Euro 2016.

‘Hirushja’ nuk mundi që t’i bënte ballë uraganit francez që e befasoi që në minutat e para me Olivier Giroud në të 12’, ndërsa në të 20’ ishte Paul Pogba që dyfishoi, në të 43’ Dimitri Payet dhe për pokerin e pjesës së parë mendoi Antoine Griezmann një minutë nga fundi i kohës së rregullt me një parabël duke ngritur stadiumin në peshë.

Në pjesën e dytë Islanda shënoi dy herë me Kolbeinn Sigthorsson në të 56’ dhe Birkir Bjarnason 84’ por Olivier Giroud me golin e dytë personal në të 59’ kishte mbyllur gjithçka.

Tashmë vendasit e Francës janë vetëm një fitore larg finales së madhe, por që më parë duhet të kalojnë Gjermaninë, që duket se nuk do të jetë aspak e lehtë, por Deshamp e di mjaft mirë se për të dalë kampion duhen mundur më të mirët.

 
Francë- Islandë 5-2
84’
Birkir Bjarnason shënon golin e dytë për Islandën duke treguar se nuk dorëzohen deri në fund pavarësisht 5 golave të pësuar. 

59’ Franca në delir, shënon golin e pestë me Olivier Giroud, që realizoi golin e dytë personal përballë Islandës.

56’ Islanda ngushton diferencën duke shënuar golin e nderit përballë Francës me Kolbeinn Sigthorsson.

(Goli i parë i Islandës)

44’ 2 minuta pas golit të Payet është Griezmann që bën poker duke dërguar në rrjetë me parabël sferën.


(Goli i katërt i Francës)
 
42’ Payet shënon golin e tretë për Francën në minutat e fundit të pjesës së parë dhe të tretin personal. Payet pas stopimi të bukur të topit të Griezmann gjen cepin më të larg të portës për ta dërguar në rrjetë. 


(Goli i tretë i Francës)

20’ 8 minuta pas golit të parë, Franca nuk ndalet duke shënuar edhe golin e dytë pas një goditje nga këndi këtë herë me autor, Pol Pogba. Ky ishte goli i parë për mesfushorin. Edhe pse duhen edhe shumë minuta lojë, shanset e Islandës thuajse janë zero për përmbysjen e madhe.

(Goli i dytë i Francës)

12’ Sulmuesi Giroud  ka kaluar Francën në avantazh, teksa pas një topi të ardhur nga mesfusha në kundër zbritje e finalizon me saktësi duke e dërguar mes këmbëve të portierit Halldórsson në rrjetë. Ky ishte goli i dytë në katër ndeshje për Giroud.


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re