Franca shtyn vendimin, Ramush
Haradinaj:Turp, jam peng politik

Franca shtyn vendimin, Ramush<br />Haradinaj:Turp, jam peng politik
Gjykata e Apelit në Francë ka vendosur që të shtyjë për në datë 6 Prill vendimin për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt duke i dhënë edhe një muaj kohë Beogradit për prova të reja.
 
Para trupit gjykues në Francë, Haradinaj është shprehur se është një peng politik.
 
Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë.
 
Ky është abuzim politik, turp. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, unë kam mbetur peng politik
.

Ne e kemi dhënë një betim si shqiptarë, e Vuçiçit, Nikoliçit e Daçiçit atë përgjigje që ua kemi dhënë në '98-n atë kanë me marrë gjithë prej shqiptarëve”tha Haradinaj.
 
Ramush Haradinaj ndodhet në liri me kusht, ndërsa Serbia kërkon ekstradimin e tij pasi e akuzon për krime lufte.
 
Në gjykatën franceze në seancën e sotme ishin një numër i madh shqiptarët në mbështetje të tij, që kërkonin lirimin.
 
Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, por urdhër arresti nuk është fshirë nga Interpol duke bërë që kreu i AAK të arrestohet në fillim të vitit në Francë, ndërsa Beogradi deklaron se ka prova të reja kundër ish-komandantit të UÇK.
 
Nëse gjykata e Apelit në Francë do të rrëzojë kërkesën për ekstradim, Serbia nuk ka mundësi për apelimin, por nese pranohet kërkesa atëherë fjalën e fundit do ta thotë qeveria franceze.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë