Franca skeptike? Xhafaj-Gjonaj i “rrëmbejnë” Macron “vlerësime shumë inkurajuese”
Macron u shpreh skeptik pak kohë më parë lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën afat-shkurtëra.
Etilda Gjonaj, Emmanuel Macron, Fatmir Xhafaj pas Konferencës së Parisit mbi luftën kundër terrorizmit
Me rastin e Konferencës së Parisit mbi luftën kundër terrorizmit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kanë pozuar bashkë me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Xhafa e falenderoi presidentin francez në Twitter, i cili sipas kreut të dikasterit të Rendit i kishte dhënë disa vlerësime shumë inkurajuese.
Macron u shpreh skeptik pak kohë më parë lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën afat-shkurtër.
Komentet e tij të bëra pak kohë më parë, vijnë në një moment kur Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për të çelur bisedimet zyrtare të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Por ky rekomandim do të kalojë në "sitën" e Këshillit të Ministrave të BE-së në fund të qershorit.
Gjatë vizitës së tij para dy ditësh në Gjermani, kryeministri Edi Rama mori një “OK” të kushtëzuar nga kancelarja Angela Merkel, e cila i la afat dy muajt e ardhhsëm për të vijuar më tej me reformat e ndërmarra.
Sot, Macron u duk buzagaz teksa pozonte krah dy ministrave shqiptarë.
Së shpejti, është parlajmëruar edhe një takim ndërmjet Xhafës dhe homologut të tij francez të Rendit, në Tiranë ose Paris, për të vlerësuar punën e bërë nga Shqipëtria në fushën e rendit dhe të sigurisë.
Ministri i Brendshëm Xhafaj shkruan në Tëitter pas takimeve në Francë:
Konferenca e Parisit mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit "No Money for Terror", u përmbyll suksesshëm. Gjatë punimeve, pata një bisedë shumë të frytshme me homologun Collomb, me të cilin ndamë vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët.
Falënderim i veçantë për vlerësimet e shprehura prej tij në përfundim të fjalës sime, duke çmuar publikisht punën e Qeverisë shqiptare dhe të MB. Mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe qeveria e saj i japin vendit tonë.
Mundësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që pata rastin të shkëmbeja një përshëndetje të përzemërt me Presidentin Macron. Mirënjohje zoti President për vlerësimet tuaja shumë inkurajuese!.
Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm
Emmanuel Macron dhe Fatmir Xhafaj
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
18 Nëntor, 22:42
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian pas takimit me Macronin
8 Nëntor, 22:33
-
Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre
8 Nëntor, 18:13
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë
29 Tetor, 12:53
-
‘Aleanca kundër SPAK’, Basha: Pasi amnistuan ‘bishtat’ e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë ‘kokat’ e pandëshkuara të 34 viteve
28 Tetor, 16:32
-
Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj: Projekti ynë, jo i ndërkombëtarëve, por i kërkuam asistencë e monitorim! Gati drafti analitik
28 Tetor, 12:27
-
Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën
18 Tetor, 21:48
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor, 17:39
-
Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
5 Tetor, 17:16
Xhafaj dhe Gjonaj dy ministrat me te mire te qevesuse Rama dhe prandaj vleresohen dhe nga psrtneret nderkombetar
PërgjigjuKy Rama eshte i madh dergon jasht 2 ministrat me te mire te qeverise Xhafen dhe Gjonaj, levizje e zgjuar.
PërgjigjuShqiperia e vogel ne arenen e madhe dhe me nota pozitive i thon ksaj. Bravo!
PërgjigjuVallaj me kete Xhafen ke qef te perfaqesohesh tek nderkombetaret o shoku se eshte i vetmi qe punon.
PërgjigjuKy qe kur beri reformen ne drejtesi mori mbeshtetje nga te huajt. Ata jashte e vleresojn punen.
PërgjigjuFluturoni Me preshe tani
Përgjigju