Kryeministri Edi Rama mori pjesë në paradën ushtarake në Paris e zhvilluar me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Në bulevardin Champs-Élysées u valëvit dhe flamuri shqiptar. Kreu i qeverisë shqiptare ndau pamje nga pranda në rrjetet e tij sociale.
Franca po kremton festën e saj kombëtare, Ditën e Bastijës, me paradë ushtarake. Mijëra njerëz po marshojnë mbi kuaj ose në automjete të blinduara. Për të ndjekur ceremoninë në Paris ndodhen liderë nga shumë vende të botës, Festa shënon ditën kur parizienët sulmuan fortesën dhe burgun e Bastijës në 1789, ngjarje që shkaktoi Revolucionin Francez.
Pas përfundimit të vizitës në Francë, Rama do të shkojë në Bruksel ku do të jetë i pranishëm në Konferencën e IX Qeveritare Shqipëri-BE ku do të mbyllen 3 kapitujt e parë në kuadër të procesit të integrimit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë të tjera pamje nga parada ushtarake e zhvilluar ditën e sotme në Paris, me rastin e festës Kombëtare të Francës.
“Paradite europiane në Paris, ku Koalicioni i Vullnetmirëve u rreshtua në Champs Elysees, si pjesë e një parade mbresëlënëse të Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 korrikut”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar në rrjetet sociale.
Në bulevardin Champs-Élysées u valëvit dhe flamuri shqiptar. I pranishëm në paradë ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë ditën e djeshme në mbledhjen e Koalicionit të të Vullnetshmëve, për mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.
Për të ndjekur ceremoninë në Paris ndodhen liderë nga shumë vende të botës.
Komente










Super bukur. Bravo KM
PërgjigjuNUk eshte festa a pavaresise se Frances, o shoku/shoqja qe e ke shkruar kete titull. Franca ka qene gjithmone e pavarur! Eshte dita e Revolucionit Francez, qe permbysi monarkine absolute dhe i hapi rrugen zhvillimit modern shoqeror dhe ekonomik. E kuptoj qe per te qene gazetar nuk ka nevoje per shkolle, por te pakten ca gjera themelore duhen ditur nga kultura e pergjithshme
Përgjigju