FRANCË - Pilotët francezë i kanë dhënë fund sot një greve 2 javore që i kushtoi miliona euro Air France. Bashkimi sindikatave të pilotëve ende nuk kanë arritur në një marrëveshje mbi planin e buxhetit Transavia.
Megjithatë, një zëdhënës i sindikatës tha se po i jepnin fund grevës, ndërkohë që negociatat mund të vazhdonin në një klimë më të qetë. Për shkak të humbjeve në këto 2 javë, kompania kërkon të shkurtojë shpenzimet që të përshtatet me planet e buxhetit.
Qeveria franceze, e cila zotëron 16% të aksioneve të linjave ajrore ka ushtruar herë pas here presion për t’i dhënë fund grevës duke kundërshtuar edhe ofertat nga sindikata e punonjësve. Si rezultat, Air France njoftoi një ditë më parë se do të përgjysmojë numrin e udhëtimeve të planifikuara për të dielën.
Tashmë pritet të nisin bisedimet rreth kontratave të punës së pilotëve. Këta të fundit janë zemëruar me Air France e cila planifikonte të zgjeronte veprimtarinë e saj, të quajtur ‘Transavia’ me kosto më të ulët.
Kjo është pjesë e përpjekjeve të gjëra nga Air France për të pakësuar humbjet si dhe të konkurrojë me transportuesit buxhetorë si Easyjet dhe Ryaanir, të cilët kanë marrë përfitimet kryesore nga një pjesë e mirë e biznesit nga transportuesit europianë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO