Francë, prodhohet pëlhura antiCovid për transportin publik

Francë, prodhohet pëlhura antiCovid për transportin publik

Në mes të pandemisë Covid-19, transporti publik është më shumë se kurrë shqetësim i të gjithëve për qytetet dhe banorët e tyre.

Në Francë, një kompani e specializuar në pëlhurat vetë-pastruese dhe njollave rezistente, ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt.

Prej disa viteve ajo ka zhvilluar materiale të veçanta në bashkëpunim me fabrikën e prodhimit Aunde në Spanjë, por kohët e fundit, kompania franceze ka zhvilluar një kadife dezinfektuese dhe dekontaminuese, e aftë të eliminojë pothuajse 100%  ngarkesën virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.

Jérome Blanc, president i kompanisë Trajet tha se katalizatori në indet e kadifes aktivizohet kur bie në kontakt me rrezet ultravjollcë. Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen komponimet virale dhe të shndërrohen ato në molekula. të padëmshme, si ujë ose kripë.

Falë dritës natyrale ose artificiale, kjo kadife është e aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë. Testet e kryera nga laboratorë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë gjithashtu kanë treguar efektivitetin e kësaj pëlhure kundër koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë