Françeska Murati zbulon planet për dasmë: Do të jetë e madhe dhe tradicionale

Françeska Murati zbulon planet për dasmë: Do të jetë e madhe dhe tradicionale

Françeska Murati

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3 ”, Françeska Murati ka treguar se shtatorin e këtij viti do të kurorëzojë me një dasmë martesën e saj disa vjeçare me Ergysin.  Një lidhje nga e cila çifti kanë edhe një djalë të vogël të quajtur Charli.

E ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, Françeska zbuloi se dasma e saj do të jetë tradicionale dhe shumë e madhe.

“Kemi tentuar 3 vite që të bëjmë dasmë por Covid çdo vit na e shtynte. Në shtator dëshirojmë që të bëjmë një dasmë të madhe, të festojmë. Unë kam shumë dëshirë që të bëhem nuse dhe dua që të bëj një dasmë të madhe tradicionale shqiptare që të festoj me të gjithë njerëzit e mi të dashur dhe djalin tonë që e kemi të vogël,” tha Françeska.

 Më tej modelja tregoi se 2 fustane i ka blerë 3 vite më parë, ndërsa tani do të marrë edhe një tjetër, duke theksuar se asaj i pëlqen diçka klasike dhe sateni, në stilin e  princeshës Kate Middleton.

“Dy fustane nusesh i kam blerë para 3 vitesh, por tani që ka kaluar koha më duket sikur kam 3 vite që i shoh dhe dua diçka më ndryshe dhe mbase do të marr diçka tjetër tani që stili i dasmës ka ndryshuar. Unë për nuse jam te stilet klasike dhe Britanike. Do të jetë diçka saten, shumë i thjeshtë me një çikë tyl, stili i Kate Middleton”, shtoi ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Sulmi terrorist në kishën ortodokse të Dagestanit dhe në 2 sinagoga, 15 oficerë të vrarë dhe disa civilë! Një prift u ther me thikë

Sulmi terrorist në kishën ortodokse të Dagestanit dhe në 2 sinagoga, 15 oficerë të vrarë dhe disa civilë! Një prift u ther me thikë