TIRANE- Në "Lagunën Blu", fshatin turistik të Vip-ave në Qerret të Durrësit, ku botuesi Aleksandër Frangaj kërkon të ndërtojë me forcë vila në vend të terreneve sportive, çdo gjë po bëhet në shkelje të ligjit. Adem Vila, fituesi i koncesionit të zhvillimit të zonës, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, deklaron se procesi i marrjes së lejes ka nisur që në vitin 1995, ku është shpallur zonë zhvillimi për 11.8 hektarë tokë, nga të cilat vetëm 2.8 hektarë do të ishin për ndërtime. Ai tregon të gjithë historinë e fshatit, pamundësinë e ndërtimit në terrenin sportiv - pronë e përbashkët e komunitetit aktualisht të irrituar - dhe sidomos një tentativë korruptimi përmes ofertës së një vile e premtimit të ngritjes së fushave të tjera sportive po aty.
Sipas Vilës, pas marrjes së lejes është firmosur një marrëveshje me kompaninë “Epidam” për realizimin e ndërtimeve. Por sqaron se askush nuk ka të drejtën që të shesë truallin jashtë sipërfaqes së parashikuar për ndërtime. Madje Vila nënvizon se dhe ai nuk mund të shesë truallin, pasi leja e zhvillimit është e saktësuar. Në lidhje me miratimin e planit të ri urbanistik të Golemit, Vila shton se ky plan nuk prek kufirin e miratuar për “Laguna Blu”, duke hehdur poshtë kështu të gjitha pretendimet e Botuesit Frangaj se ndërtimet aty po i bën me lejet përkatëse.
Z. Vila si ka nisur historia e ndërtimit të fshatit turistik, kur është nënshkruar marrëveshja për zhvillimin e zonës.
Marrëveshja është bërë nëpërmjet meje dhe ministrisë së Turizmit. Në vitin 1995 u shpall zona për zhvillimin e turizmit. Bëra një kërkesë, në bashkinë e Kavajës në bazë të kërkesave që kishin ata. Më pas i dërguan shkresat në ministrinë e turizmit më pas morëm lejen e ndërtimit dhe pastaj procedurat.
A ka specifika se si do të zhvillohet zona?
Në kontrat janë 2.8 hektarë që lejohet të ndërtohet. Janë rreth 250 apartamente, të cilat kanë përfunduar. Është përfunduar dhe objekti pishinës si dhe ambientet sportive. Janë 9 hektarë zonë pyjore që nuk lejohet të ndërtohet. Vetëm zona sportive, mbi të cilën kërkohet të ndërtohet, është afërsisht një hektarë.
Pak vite më parë janë miratuar disa vendime për privatizimet e trojeve turistike?
Privatizimi është vetëm për tokën ku janë objektet e banimit. Por jashtë tyre nuk mund të shitet toka. Pjesa tjetër e sipërfaqes, pra jashtë 2.8 hektarë e parashikuar për ndërtime, nuk mund të shitet. Sipërfaqa tjetër u mbetet të gjithë pronarëve.
Ajo që thuhet është se toka është shitur pas vitit 2005. Por unë nga viti 2005 unë nuk komunikoj me ortakun tim në ndërtimin e fshatit, me të cilin kam pasur marrëveshje për ndërtimin e objekteve dhe jo për shitjen e tyre. Dhe tashmë jemi me një proces gjyqësor
Në vitin 2013 rezulton se është bërë një rishikim i planit urbanistik të Golemit. A është prekur kjo zonë?
Nuk është prekur fare zona, por është vetëm ky rasti i fundit që po prishen ato terrenet.
Mbas 2013 ju jeni në një situatë ku është një konflikt për ndërtim të ri në territrin aktual. Pala tjetër pretendon se është një objekt studim dhe ka leje për këtë pjesë. Keni informacion?
Aty është tokë shteti, nuk shitet, sepse toka që shitet është vetëm 2.8 hektarë që janë ndërtuar godinat që banojnë njerëzit sot. Kurse pjesa tjetër nuk shitet. As unë që kam lejën e zhvillimti nuk mund ta shes. Edhe për këtë kemi mbështetjen e të gjithë komunitetit, sepse këto fusha sporti janë të tyre.
Gjithë protesta është zhvilluar nga një bord drejtues, por nuk ka emra, pse nuk ka emra? Është i çuditshëm ky fakt ku bordi drejtues nuk shfaqet se kush është.
Jo ne kemi dalë me emra edhe ne televizion, përfshirë edhe administratorin.
Edhe zoti Frangaj në këtë rast është një nga banorët?
Një nga banorët, thjesht banor fshati. Por nuk ka të drejtë ai tek pjesa. Sepse këta kanë hapur fjalë sikur e kanë blerë tokën dhe më ofruan mua disa benefite që unë si pranova
Cilat janë benefitet?
Më ofruan që do të japim një shtëpi do të bëjmë fusha të reja do të bëjmë një lokal të mirë e shumë gjëra të tjera. Unë nuk i pranova sepse nuk kam pse i pranoj, sepse ajo është e komunitetit, edhe unë jam banor i atij fshati.
Oferta për zhvillimin e ri ju erdhi në bazë të shkresave konkrete apo...
Jo jo erdhi në mënyrë private. Megjithatë ai nguli këmbë.
A ka një qëndrim bashkia ose komuna?
Dje kur është bërë protesta, kryetari i bashkisë ka thënë që unë s’kam dhënë lejë ndërtimi. Gjithë fshati dhe bordi drejtues kanë çuar peticion Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, Prokurorit, Bashkisë së Kavajës edhe ALUIZNIT
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Tetor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD: Rama të ndalojë ndërtimet në "Lagunën Blu"
mund të ndërtojë te Laguna Blu"">