Frashëri, mes mburrjes e zhgënjimit

Frashëri, mes mburrjes e zhgënjimit
Në udhëtimet e mija nëpër trojet shqiptare, me qëllim të ekspozimit të vlerave mbarëshqiptare, në botë, kahmot kisha ëndërruar dhe planifikuar të vizitoj fshatin Frashër, i cili nga gjiri i tij nxori tre kolosët e shqiptarisë : Abdylin, Naimin dhe Samiun, fshat që njëherësh paraqet edhe një mit të identitetit kombetar shqiptar e që permendet për herë te parë në dokumenta te shkruara që në shekullin e XV.

Ajo që më joshte, nuk ishte vetëm kontributi i tre vëllezërve patriot të rilindjes sonë kombetare: poete, shkrimtarë e publicistë e enciklopidistë , e çkaa jo tjetër e qe lanë aq shumë gjurmë në arsimin e kulturën shqiptare, por sidomos vargjet e Naimit për fshatin me lisa të gjatë e me qingjat që blegërojnë…

Por rrugëtimi deri në këtë fshat, sjellë shumë zhgënjime dhe shtron shumë pyetje e dilema, bëjnë që mburrja jonë para botës se jemi populli më i vjetër në Gadishull, të venitet shumë shpeejtë. Sepse sjelljaa me aq paapërgjegjësi ndaj figuraave më madhore, siç janë vëllezërit Frashëri, Fishta e Noli, të cilët pos në Muzeun Historik në Tiranë, ku mund ti shesim mend botës për kokat e shqiptarisë, fshatraat ku ata lindën e jetuan për një kohë jaanë lënë në gjeedje të mjerueshme. Që të gjitha këto figura po i shikove fshtarat e tyre veren pothuaja se (mos) kujdesi total të shoqërisë e shtetit. Pse mos ta themi edhe faktin se sjellja shtetit shqiptar ndaj tyre është larg çdo kujdesi, për të mos thënëe e turpshme!

Këtë udhëtim të fundit në Frashërin, sa kulturor aq edhe historik, më 11 qershor 2016, arrita ta realizoj tek pas trentimit tim të tretë, sepse të shkosh nga Permeti per ne Frashër duhet të udhetosh rreth katër orë në dy drejtimet edhe atë duke pas një vetur “Tojota” të tipit landërver , sepse rruga është aq e keqe, e sërshkatërruar dhe aq e papërshtatshme, sa nuk kam arrit të shoq një rrugë në gjendje aq të mjerueshme për 50 vite që bëj gazetari!

Atë që nuk e realizova vjet për shkak të kësaj rruge me një ekip kolegësh nga Zvicra, desha ta realizoj gjithësesi sivjet dhe në këtë udhëtim të dytë në shoqërim kisha eleektroinxhenierin Jakup Reka, kaçanikas me banim në Shkup dhe fotografin e mirnjohur nga Gjakova, mikun tim të respektuar Shkëlzen Reka. Pas udhëtimit disa ditor në qytetet e Durrësi, Elbasanit, Kërçovës, Voskopojës e Permetit, prej 3-4 ditësh cak kryesor kishim Frashërin.

Që të tre mezi prritnim me gëzim që të udhëtonim dje në Frasher, (më11 qershor 2016), ashtu siç pritnim me gëzim miliona shqiptarë fitoren e Shqipërisë ndaj Zvicrës. Ndonëse kishim digjuar se rruga që shpie për në Frashër me tu ndar rruga rajonale Përmet- Tepelenë, por një tabel në dretim të tij isshte mjfat joshës. Shkruante : “Frashëri, Meka e Shqiptarisë”, por rrugaa që shpente deri më atje, tek kilometri i dhjetë dëshmonte një mbishkrim tjetër, tejet zhgënjyes, për të mos thënë :Rruga për në Frashër, ferrin e shqiptarisë!

Pas kilomerit të dhjetë u detyyruam të ktheheshim ngase nuk ishimthuaja se nga Mesjeta, por që në te sot fare nuk shihet dora e shtetit shqiptar, pavarësisht se cili regjim ishte në fuqi!

Dhe duke e parë zhgënjimin tonë, një shofer kaamioni tenton të thrras ndonjë taksi me ndonjë tip veture, që mund tä na shpie deri atje, por atë lartësi mungonte edhe rrjeti. Me tu kthyer poshtë në afërsi të Permeit, sërish shoferi thrret një taksi tjetër dhe më në fund vjen , taxi që drejtonte inxhenieri i mekanikës, një burr rreth të 60-tave me të cilin edhe bëm një udhëtim të këndshëm, por të stërmundimshëm deri në Frashër. Pamjet deri në Frashër janë mahnitësi, ashtu siç i ka përshkruar edhe vet Naimi, por vetëm rruga është ajo që i zvenit ato.

Aq sa ishte gëzimi i ekipit tonë , ishte edhe zhgënjimi, sepse shtëpia -muze e vëllezërve Frashëri ndodhej nën dry. Një grua na tha ( nga ato-4-5 familje që kishin ngec aty), se muzeu mund të hapet vetëm me lejen e kryetarit të bashkisë së Permetit. Arrim të komunikojmë me celular me kryetarin e bashkisë dhe posa i tregojmë qëllimin e vizitës sonë, jep leje që të hapet muzeu.

Motivi pse ishte i mbyllur muzeu, ishte se aty kishin ndodh vjedhje të rënda, që nga pendat me të cilat u shkruan librat me vlerë për kombin e deri tek veshjet e orenddit origjinaale (!) , vërtetë sa e dhembshme aq më shumë një vlerë që nuk mund të kompensohet.

Pas historinave interesante, që na tregonte shoferi i takësisë, se në paarkun nacional afër fshatit Frashër në lartësi prej mbi 120 0 metrash lartësi mbidetare dhe poaq edhe hektarë me pushnaja të mrekullueshme mësojmë se këndej shtohen vetëm arinjët, ndërkaq paksohen njerëzit e bakëtia.

Përndryshe Frashëri shtrihet ne nje grope mes malesh, i rrethuar nga nje mburoje natyrore me male te larte e pyje te dendura dhe me një liqe artificial në afërsi. Në te, dikur kishte rreth 500 frymë, ndërsa që tash tkanë mbetur vetem 3 apo 4 familje, që merren kryesisht me blegëtori.

Më në fund realizova ëndrrën time të kahmotshme. Por, për këto e të tjera në shkrimet e ardhshme në vijim. Krejt në fund dua të falënderoj nga zemra shoqëruesit tim Jakup Reka e Shkëlzen Rexha, taksistin, Bardhyl Hyseni dhe Kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilbert Jaçe, që na mundësoi haapjen e shtëpisë-muze në Frashër .
(Përmes disa fotove , po japim sado paak pamjen e sotme të fshatit Frashër).

kulture

kulture

kulture

kulture

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm