Frashëri: Muze privat në Durrës
shteti të mbrojë“Lulishten 1 Maji”

Frashëri: Muze privat në Durrës<br />shteti të mbrojë“Lulishten 1 Maji”
Në “Lulishten 1 Maj” në Durrës, vetë investitori privat ka ndërtuar poshtë themeleve të pallatit të tij një muze arkeologjik. Objekti arkeologjik në themelet e ndërtesës ka qenë 6 vjet më parë terren i gërmimeve arkeologjike nën drejtimin e profesor Gjergj Frashërit. Gërmimet u paguan nga investitori privat, të cilit iu dha leja nga vet Këshilli i Arkeologjisë pranë Ministrisë së Kulturës, me kushtin që të ndërtonte, por të ruante bërthamën nëntokësore të sitit arkeologjik.

Profesor Gjergj Frashëri pohon se ky muze ka të veçantë, “Jo vetëm ekspozimin e gjetjeve arkeologjike në vitrina, por edhe faktin që do të ngrihet mbi rrugët antike të Dyrrahut, të cilat janë tërësisht origjinale, të trashëguara nga epoka antike e qytetit.”. Sipas Frashërit, ky muze është një dokument urban i zbuluar nëpërmjet një gërmimi arkeologjik profesional.

Specialisti i njohur i arkeologjisë argumenton me tej se “Ky është muzeu i parë që vjen nga përgjegjësia dhe gatishmëria e investitorit privat për të ruajtur një dokument të historisë në këto përmasa historike dhe financiare, por kjo nuk mjafton. Në Durrës janë ndërtua 149 pallate në zonën A dhe B gjatë këtyre dy dekadave të fundit, por vetëm dy-tre investitorë të tjerë privatë kanë financuar që të bëhet gërmimi apo dokumentimi arkeologjik në nëntokën ku është ngritur ndërtesa e tyre.”, tha Frashëri.

Duke kujtuar rastet se të tjerët e kanë hedhur të gjithë substancën arkeologjike në plehrat jashtë qytetit gjatë ndërtimeve, Gjergj Frashëri thekson se “Një muze i tillë i tregon kulturën e shoqërisë dhe të investitorëve tanë privatë bashkëkohorë”. 

Çështja e lulishtes 1 Maji ka qenë një nga më të debatuarat në media prej 16 vjetësh, edhe pse ky terren arkeologjik nuk është shpallur asnjëherë monument kulture nga shteti dhe madje as në mbrojtje paraprake. Profesor Frashëri i bën apel shtetit të nisë procedurat për mbrojtjen e këtij sajti arkeologjik. Duke argumentuar se janë zbatuar të gjitha kërkesat dhe vendimet e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për muzeun, Gjergj Frashëri shton se: “Nuk duhet harruar se investitorët janë sorollatur derisa të merrnin vendimin për ndërtimin që i siguronte ligji, pasi i kishin kryer detyrimet e tyre. Shteti ynë nuk është i përgatitur për të tilla veprimtari, që të zbatojë ligjin përpara arkeologëve dhe investitorëve privatë. Edhe sot që flasim nuk ka asnjë përkrahje nga shteti për ndërtimin e këtij muzeu, megjithëse në fund të fundit, ai është një vepër për interesa kombëtare”. Frashëri pohon se të gjitha shpenzimet për muzeun i ka përballuar investitori privat, ku përfshihet ai dhe arkeologët e një shoqërie private. Pas këtij hapi pozitiv, Frashëri thekson se “shteti duhet të nis procedurat për Mbrojtjen e këtij sajti arkeologjik, i cili deri më sot nuk është shpallur monument kulture dhe pa qenë i tillë, as ligji nuk ka si e mbron, madje nuk është regjistruar në procedurat për t’u shpallur i tillë”.

Pas finalizimit të projektit në mjediset e muzeut të ri arkeologjik të interesuarit do të kenë mundësi të shikojnë jo vetë objekte e zbuluara por edhe sajtin ku janë ruajtur kryqëzimi i rrugëve të shtruara me gurë e me portikë anash, kanale e shkarkimi të ujërave, që janë një zbulim i rrallë i periudhës iliro-helene-romake-bizantine, ka pohuar studiuesi Gjergj Frashëri i ftuar me emisionin “Rreze Dielli” në Report TV.

durres pallati mbi arkeologjine

durres pallati mbi arkeologjine

durres pallati mbi arkeologjine

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit