Temperaturat e freskëta do të na shoqërojnë për pak ditë dhe në javën që sapo do të nisë, por nga e premtja pritet zyrtarisht stina e verës.

Temperaturat do të kërcejnë me 10-12 gradë Celsius.

Pra koha e pardesyve, xhaketave duket se marr fund dhe nis stina e fustaneve e sandaleve. Nga e premtja mund të planifikoni dhe të shkoni në plazh pasi temperaturat do të arrijnë nga 30 deri në 32 gradë Celsius.

Kështu bën të ditur parashikimi i motit acuweather.com, ku parashikohet se nesër do të ketë reshje shiu në mbarë vendin.

temperaturat

(d.b/Shqiptarja.com)