FRESSH prezanton “Planin e Veprimit”

FRESSH prezanton “Planin e Veprimit”

Prezantimi i “Planit të Veprimit të FRESSH 2018 – 2019”

Prezantimi i “Planit të Veprimit të FRESSH 2018 – 2019” bëri bashkë pasditen e sotme qindra të rinj të FRESSH nga gjithë Shqipëria, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla.

Por çfarë është “Plani i Veprimit të FRESSH”?
Së pari, një kujtesë e eksperiencës dhe vullnetit gjithëpërfshirës që të rinjtë e FRESSH kanë fituar ndër vite me mijëra aktivitete në mbarë Shqipërinë.

Së dyti, një organizim i kësaj eksperience në një dokument i cili përshkruan në detaj synimet praktike të Forumit, aktivitetet që do të ndodhin në 365 ditët në vijim në çdo cep të Shqipërisë, si dhe përgjegjshmërinë për të bërë mirë mes të rinjve shqiptarë. Organizimi i Bordeve për çdo ministri, Klubeve, UniFRESSH, FRESSH Gjimnaze apo krijimi i mundësive që të rinjtë të rizbulojnë mundësitë që ofron fshati, janë vetëm disa mënyra sesi do të orientohet “Plani i Veprimit”.

Së treti, një zotim për të bërë mirë për të ardhmen e të rinjve, jo thjesht në funksion të fushatave elektorale, por në shërbim të komunitetit të gjerë.


(Prezantimi i “Planit të Veprimit të FRESSH 2018 – 2019")

Duke përmendur përgjegjësinë për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë, Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, përgëzoi punën e mirë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, ky hap i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë përbën një sfidë të madhe për të rinjtë dhe prej të rinjve, si brez që duhet të kultivojë njëkohësisht edhe vlerat, edhe përgjegjësitë e familjes së madhe europiane.

Kryeministri Edi Rama po ashtu e përshëndeti këtë nismë të FRESSH, duke e quajtur një plan ambicioz dhe të arritshëm vetëm duke qënë maksimalisht aktivë, të bashkuar dhe të zgjuar. Sipas tij, pavarësisht përgjumjes së gjatë të opozitës, detyra e çdo të riu është beteja për të përmirësuar komunitetin e tij.

Mes energjisë pozitive dhe frymës së bashkëpunimit të rinjtë e FRESSH do të vazhdojnë të jenë shembulli i punës për rininë shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë