Frika nga koronavirusi/ Marina e SHBA urdhëron vetë-karantinimin për 14 ditë për anijet ushtarake që kanë bërë ndalesa në Paqësor

Frika nga koronavirusi/ Marina e SHBA urdhëron vetë-karantinimin për 14 ditë për anijet ushtarake që kanë bërë ndalesa në Paqësor

Marina e amerikane ka porositur të gjitha anijet që kanë vizituar vendet në rajonit e Paqësorit që të vetë-karantinohen dhe të qëndrojnë në det për 14 ditë në mënyrë që të monitorojnë detarët për çdo simptomë të koronavirusit.

"Me kujdes të madh, Flota e Paqësorit po vë në zbatim masa shtesë për të parandaluar marinarët që të kontraktojnë COVID-19 dhe monitorimin e atyre që kanë udhëtuar në zona me rrezik më të lartë," tha zëdhënësi i marinës amerikane, lejtëni James Adam.

 "Në këtë kohë, nuk ka tregues se ndonjë anëtar i personelit të Marinës amerikane ka kontraktuar virusin COVID-2019", ka vijuar më tej lejtënëni, ndërsa shton se Marina po vepronte me kujdes dhe se shëndeti i të afërmëve ishte parësor. "Shëndeti dhe mirëqenia e marinarëve tanë, civilëve dhe familjeve të tyre është thelbësore dhe përpjekjet tona janë të drejtuara në zbulimin dhe, nëse kërkohet, parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje", theksoi ai.

Komandanti i Flotës së Paqësorit të Marinës amerikane, Adm John Aquilino lëshoi ​​disa instruksione duke udhëzuar anijet e marinës që niseshin nga vendet e rajonit "të qëndrojnë në det për të paktën 14 ditë para se të tërhiqeshin në një port tjetër, në mënyrë që të monitorojnë marinarët për çdo simptomë të virusit. "

Ndikimi global

Vetë-karantina është vetëm hapi i fundit që Pentagon ka ndërmarrë për të mbrojtur anëtarët e shërbimit të tij nga virusi, i cili është përhapur globalisht në 43 vende jashtë Kinës dhe ka prekur operacionet ushtarake të SH.B.A.-së në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë.

1582865788_200227091603southkoreaunitedstatesmilitaryfileexlarge169.jpg

Një stërvitje e ardhshme ushtarake me Korenë e Jugut u pezullua për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Këtë të mërkurë, Komanda e Indo-Paqësorit të ushtrisë amerikane, e cila mbikëqyr të gjitha trupat amerikane në rajon, kufizoi gjithë udhëtimet jo të nevojëshme në Korenë e Jugut për të gjithë anëtarët e shërbimit amerikan, kontraktorët dhe civilët e departamentit të mbrojtjes që shërbejnë si pjesë e komandës.

Komanda Qendrore e SHBA, e cila mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme, gjithashtu ka vendosur kufizime në lëvizjen e trupave amerikane atje. Në bazat ushtarake amerikane në Itali, hyrja në shkolla bazë, institucione për kujdesin e fëmijëve, palestra dhe ndërtesa të tjera publike është ndaluar përkohësisht dhe trupat po maten të marrin kufizimeve të ngjashme edhe në bazat e tjera në Evropë.

Një numër i madh i rasteve të koronavirusit janë identifikuar në Iran dhe shumë vende të shqetësuara në rajon kanë kufizuar udhëtimet, duke përfshirë disa aleatë të SH.B.A.-së, ku ndodhen stacione të trupave amerikane.

"Komanda Qendrore e SHBA po merr masa shumë të kujdesshme për të parandaluar transmetimin e Coronavirusit të COVID-19-ës, si dhe për të zbutur rrezikun që një transmetim i tillë do të paraqiste. Një nga këto hapa është të pezullojë pushimin dhe lirinë për anëtarët e shërbimit amerikan brenda zonës së Komandës Qendrore të përgjegjësisë", tha Kapiteni i marinës amerikane. Ëilliam Urban në një intervistë për CNN.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër