Frika nga lufta në sytë e 9-vjeçares në Ukrainë, shtëpia e vogëlushes bombardohet nga forcat pro-ruse

Frika nga lufta në sytë e 9-vjeçares në Ukrainë, shtëpia e vogëlushes bombardohet nga forcat pro-ruse

Shtëpia e 9-vjeçares

Veronica, 9 vjeçe, do ta kujtojë këtë ditë përgjatë gjithë jetës së saj. Të hënën, një predhë ra në dhomën e saj të ndenjjes. Fatmirësisht ajo dhe prindërit e saj ishin në kuzhinë, kur predha goditi shtëpinë e tyre.

Eksplozivi shembi shtëpinë. Panelet e betonit që mbajnë lart katin e dytë tani janë rrëzuar dhe janë në prag të kolapsi. Shkallët prej druri që të çojnë në dhomën e të voglës, dridhen dhe nuk janë më të sigurta. Dhoma e Veronicas nuk është më njësoi...

Frika është ndjenja mbizotëruese për banorët në Novoluhanske, të Ukrainës lindore prej plot 8 vitesh, pasi kanë jetuar me bombardime. Bombardimet që vijnë nga ato territore pesë ditët e fundit janë më të rëndat që kanë parë ndonjëherë banorët e këtij fshati.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar tani se ky fshat dhe të gjitha rajonet Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga Ukraina  janë të pavarura. Drama dhe pasiguria e atij vendimi vetëm sa e përforcon braktisjen e ndjerë nga njerëzit e Novoluhanske.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen