Frika nga Vetingu/ Ikën nga drejtësia gjyqtari i lartë i emëruar nga PD Andi Çeliku

Frika nga Vetingu/ Ikën nga drejtësia gjyqtari i lartë i emëruar nga PD Andi Çeliku

Vetëlargohet nga sistemi gjyqësor një tjetër gjyqtar i emëruar nga Partia Demokratike në krye të kupolës së drejtësisë shqiptare. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë deri në vitin 2017, Andi Çeliku, nuk ka pranuar të shërbejë më në sistemin e drejtësisë, duke evituar kësisoj kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Çeliku është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik të vitit 2008, me votat e Partisë Demokratike si dhe me dekret nr. 5792 të ish-presidentit Bamir Topi. Gjyqtari është larguar nga Gjykata e Lartë në qershor të vitit 2017 për shkak të mbarimit të mandatit, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej. Çeliku nuk ka preferuar që të ndjekë shembullin e Ardian Dvoranit, i cili është anëtar i Gjykatës së Lartë ndonëse ka pesë vite që i ka mbaruar mandati, por që organet kompetente kanë qenë në pamundësi për ta zëvendësuar. Megjithatë, pas largimit nga Gjykata e Lartë, sipas statusit të magjistratit, Çeliku kishte të drejtë të shërbente si gjyqtar në Gjykatën e Apelimit. Por, me shkresën datë 26.03.2019, ai ka njoftuar Presidentin e Republikës se nuk ka paraqitur kërkesë për emërim në Gjykatën e Apelit dhe se nuk kërkon të përfitojë nga të drejtat që i burojnë nga statusi i magjistratit.

Gjithashtu ka konfirmuar vullnetin e tij, për të mos mbajtur statusin e magjistratit. Po ashtu, Andi Çeliku, më datë 08.04.2019 dërguar një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka konfirmuar se nuk ka paraqitur kërkesë për emërim në Gjykatat e Apelit dhe se nuk ka interes për realizimin e të drejtave që burojnë nga neni 61, pika 4 dhe neni 62 të ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ka rikonfirmuar vullnetin e tij, për të mos mbajtur statusin e magjistratit. Këshilli i Lartë Gjyqësor në datë 25.04.2019 ka dërguar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimin për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë z. Andi Çeliku.

Largimi 11 ditë pasi nisi Vetingu

Andi Çeliku ka njoftuar Presidentin se nuk do të shërbejë më në drejtësi 11 ditë pasi ndaj tij ka nisur procesi i Vetingut. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Andi Çeliku është përzgjedhur nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit me anë të shortit në datë 15.03.2019, për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Ndërkaq, në datën 26.03.2019 Çeliku ka njoftuar Presidentin se nuk kërkon të shërbejë në Gjykatën e Apelit.

KPK ndërpret Vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Andi Çeliku pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit. Vendimin Komisioni i Vetingut e ka marrë në datën 12 qershor 2019. “Komisioni u njoh me kërkesat e subjektit i rivlerësimit, “për dorëheqjen nga e drejta e caktimit në një pozicion në nivel gjykate apeli” dhe “për mosmbajtjen e statusit të magjistratit” si dhe me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për mbarimin e statusit të magjistratit më datë 24.04.2019, për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, z. Andi Çeliku. Trupi gjykues çmon se, subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji, për dorëheqje nga e drejta e caktimit në një pozicion në nivel gjykate apeli dhe nga statusi i magjistratit. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendim.

Largimi

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë deri në vitin 2017, Andi Çeliku, nuk ka pranuar të shërbejë më në sistemin e drejtësisë, duke evituar kësisoj kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut.

Emërimi

Çeliku është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik të vitit 2008, me votat e Partisë Demokratike si dhe me dekret nr. 5792 të ish-presidentit Bamir Topi. Gjyqtari është larguar nga Gjykata e Lartë në qershor të vitit 2017

Vendimi për Andi Çelikun

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin “G” të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 57 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin  kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 64, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Andi Çeliku, është ndërprerë.

2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

3. Ky vendim u njoftohet: subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij dhe duhet të dorëzohet pranë Komisionit të Pavarur të

Kualifikimit. Ky vendim u shpall, më datë 12.06.2019.

Anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë të dorëhequr

Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, e dorëhequr. Është emëruar në Gjykatën e Lartë nga Parlamenti, me votat e Partisë Demokratike, me vendim nr. 248, datë 23.4.2009, me propozim të ish-Presidentit Bamir Topi.

Aleksandër Muskaj, i larguar nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, për shkak të mbarimit të mandatit, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri në zëvendësimin e tij. Është emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.

Evelina Qirjako, e larguar nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, për shkak të mbarimit të mandatit, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri në zëvendësimin e saj. Është emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.

Guxim Zenelaj, i larguar nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, për shkak të mbarimit të mandatit, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri në zëvendësimin e tij. Është emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.

Arjana Fullani, e larguar nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, për shkak të mbarimit të mandatit, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri në zëvendësimin e saj. Është emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 16/06/2019 22:44

    Po shtepia ne Itali????Prokuroria,pas reformimit duhet te beje nje hetim paauror per keta "te dorehequrit",se duket sikur jspin doreheqje nga probblemet e medha qe kane.Se ai,nuk ishte as ne moshe pensioni....

    Përgjigju
  • Ben: 16/06/2019 16:23

    E shfrytezoje Andushi ligjin per bukuri.Ka shume,shume pare,dhe nuk di ku ti çoje.Edhe restorant ne Itali ka, te blere jo me qera.

    Përgjigju
    • Hekla: 16/06/2019 18:41

      Ate e ka Gerdi

  • Tahir Tarfyci: 16/06/2019 12:58

    Keto ja kan gjetur metode te bukur vemjet!!!!!!!! Jo te ikin por te mern organet e drejtesis te denohen e te konfiskohet pasuria,e ikura sesht gje fare per keto Monstra.

    Përgjigju
  • Stela: 16/06/2019 12:57

    Une mendoj dhe pse eshte larguar duhet te kaloj vetingun.

    Përgjigju
  • Trimi: 16/06/2019 11:42

    Po prandaj perlelitet salushja keshtu

    Përgjigju
  • Dule: 16/06/2019 10:16

    Jo jo tani te beje vetingun. Per cfare po e beni pastaj? Mbasi keta qe jane te perfolur ne gjithe vendin te mos hetohen me ke do e beni vetingun me ata qe kane 1 jave pune?

    Përgjigju
  • undheti: 16/06/2019 09:46

    po mir o..si fuksionon kjo gje? mjafton qe gjykatesi te thot nuk punoj me e lihet i qet? po na nje hetim do ti behet ketyre a jo?

    Përgjigju
    • Toni: 16/06/2019 11:51

      Ligji percakton që mos t'i bëhet proces vettingu. Por kjo nuk do të thotë që mos të nisë nga prokuroria me indicie, një hetim penal. Ose që të konsiderohet i paprekshëm nga ndonjë kallëzim qytetari për diçka të ndodhur me parë.

  • Gjyqtari i paanshem: 16/06/2019 09:15

    Me mire po iki vete sese te me dalin horrlleqet qe kam bere.

    Përgjigju
  • tradhetaret: 16/06/2019 09:12

    si ali baba me 40 hajdutat paske qene or sali berisha!!!!!

    Përgjigju
  • Youngtribune.com: 16/06/2019 08:15

    Ky ka lidhje te forta me kupolen e PD. Shikojeni po nuk u zgjodh ne listat per depute ne zgjedhjet e vitin 2021

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj