Vizitat e para kanë përjashtuar çdo mundësi se mbrojtësi kuqezi mund të ketë pësuar frakturë në ndeshjen Atalanta-Torino kur doli nga fusha i dëmtuar në fundin e pjesës së parë.

32-vjeçari teksa godiste në portën kundërshtare u përplas trup më trup me ish-shokuan e skuadrës që tani luan te Torino, Duvan Zapata. Nga reagimi frika ishte për më të keqen, por Gjimshiti ka dëmtuar muskulin iliakal që përfshin edhe barkun.

Gjasat janë që Gjimshiti të rikthehet në harkun e 2 javëve, por Atalanta ka parashikuar analiza më të detajuara që do përcaktojnë edhe kohën ekzakte të rikuperimit.Megjithatë dyshimet se mund të mungojë me kombëtaren, për shkak të këtij dëmtimi bien poshtë.