
Mario Mitaj dhe Juljan Shehu nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Anglisë (18:00). Dyshja është pikë fikse e formacionit, por duke qenë se kanë nga një karton të verdhë dhe një ndëshkim tjetër i mundshëm do sillte mungesën e tyre në play-off, trajneri ka vendosur mos i ketë të gatshëm.
Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti janë rikthyer të gatshëm për këtë duel, teksa në Andorra qëndruan në tribunë.
Veç Mitajt dhe Shehut, edhe Ajeti, Manaj e Bajrami kanë nga një karton të verdhë, ndaj sot nuk pritet të jenë në fushë. Trajneri Sylvinho dje për mediet foli për rotacion në ekip.
Lajmi kryesor:
Kupa e Botës 2026/ 22 mijë tifozë e kthejnë në festë, sot Shqipëria pret Anglinë në 'Air Albania'! Të dyja skuadrat i kanë përmbushur objektivat





