TIRANË - Ish-kreu i Shërbimit Informativ pas vitit 1997 Fatos Klosi thotë se Shqipëria nuk ka asnjë rrezik për sulm terrorist, madje - shton ai -luftëtarët e ISIS nuk e dinë as ku bie në hartë vendi ynë.
"Dua të citoj fjalën e kryeministrit që tha: ne rrezikohemi po aq sa thitë të tjerët nga terrorizmit! Kjo gjë është absurde ta mendosh se asnjë nga filozofitë e terrorizmit nuk të con tek Shqipëria si vend interesant për tu sulmuar. S'ka qenë kurrë. Shqipërinë nuk e dinë se ku është në hartë terroristët, e jo më ta sulmojnë", - thotë Klosi për gazetën "Shekulli".
Ish-kreu i SHIK-ut thotë se në vitet '98 "xhihadistët islamikë e konsideronin Shqipërinë si një vend të mirë për tu strehuar, një vend të varfër që mezi i priste ndihmat e tyre, se për xhami dhe shkolla fetare".
Klosi thotë se angazhimi i 1550 forcave policore në terren për të qenë në gatishmëri, tregon se "Shqipëria nuk e mori si shaka kërcënimin për sulme të mundshme terroriste".
"Tani të shohim sesa të vërteta do të rezultojnë këto kërcënime. mesazhi tjetër që jep shteti është se policia është në këmbë dhe në të njëjtën kohë për tu thënë atyre (terroristëve) se nëse mendoni për të sulmuar vendin tonë atëherë urdhëroni. Por për mendimin tim rreziku për një sulm terrorist në Shqipëri është absolutisht zero. për më tepër duhet testuar policia dhe gatishmëria e saj, kohën e reagimit, sepse kemi parë policë që me zor mbajnë armën dhe në këtë mënyrë është edhe sprovë për vetë efektivët blu. Unë mendoj se duhet treguar forcë dhe gatishmëri madje për mendimin tim duhet të dalin edhe forcat e ushtrisë. Kjo do të thotë se këtu është marrë seriozisht çdo sulm i mundshëm terrorist qoftë edhe imagjinar, por prapë tregon vigjilencën për tu ruajtur nga një e keqe e përbashkët që tashmë është kthyer edhe globale", - shprehet Klosi.
Ish-kreu i SHIK thotë se ndjen keqardhje për shqiptarët që ikin të luftojnë krah shtetit islamik në Siri me argumentin se është luftë e shenjtë (xhihad). Ai i quan njerëz të dështuar dhe injorantë, të cilët i sheh si rrezik kur të kthehen në vendin tonë.
"Për sa kohë që në Shqipëri do të ketë budallenj do të ketë edhe luftëtarë që i bashkohen shtetit islam që nuk është shtet. Ata janë njerëz të dështuar dhe totalisht injorantë. Unë nuk jam ateist por nga kjo pikëpamje nuk i kuptoj fare ata njerëz që i bashkohen siç thonë ata luftës së shenjtë për xhihad. Me pak fjalë luftëtarët shqiptarë shkojnë në Lindjen e Mesme si mish për top. Në këtë pikëpamje unë nuk i quaj normale dhe prandaj ndjek keqardhje për ata që e kanë marrë rrugën e luftës për xhihadizëm. Shqetësimi më i madh për mua është që shteti nuk i mban nën kontroll. Luftëtarët që kanë shkuar në Siri dhe Irak një ditë do të kthehen në Shqipëri dhe unë nuk e di se çfarë do të jenë në gjendje të organizojnë brenda territori tonë këta luftëtarëve, ku një pjesë e mirë e tyre iu kanë bërë edhe lavash truri dhe në këtë pikëpamje duhet një survejim më i rreptë i Shërbimit Informativ Shtetëror", - tha Klosi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com