Frika e një vale tjetër inflacioni po rritet, ndërsa qëndrueshmëria ekonomike e Shqipërisë, mund të cenohet shpejt nga lufta tarifore që ka nisur prej muajsh mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.
“Tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion”, tha Sejko.
Kjo pasiguri po shtohet në kushtet kur ekonomia e vendit sipas Bankës së Shqipërisë ndodhet në terren pozitiv, ku pagat e punësimi po rriten ndërkohë që inflacioni po ulet.

“Rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme financiare, besimin për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme të kreditimit”, tha Sejko.
Guvernatori Gent Sejko u ndal edhe tek vlerësimi i fundit që mori Shqipëria nga Standard&Poors.
“Ky përmirësim ul kostot e huamarrjes së sektorit publik e privat në tregjet e huaja, si dhe rrit atraktivitetin e ekonomisë dhe të sistemit financiar shqiptar për investitorët e huaj”, tha guvernatori.
Në konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës guvernatori njoftoi se është lënë e pandryshuar norma bazë e interesit në 2.75%, pasi i përgjigjet situatës ekonomike aktuale të vendit, dhe është në përputhje me objektivin e tyre për të kthyer inflacionin në objektiv prej 3% brenda vitit.
“Projeksionet ekonomike për të ardhmen mbeten pozitive. Në skenarin bazë, inflacioni pritet të luhatet pranë objektivit, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatin e mesëm. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë”, tha Sejko.
Aktualisht inflacioni është në 1.9%, shumë poshtë objektivit të bankës qendrore prej 3%.
SI.E./r.k./Shqiptarja.comKomente


Europa nuk eksporton NGA SHBA pervecse makina.tani ne eksortojm NGA evropa ushqime se rroba e xhingla minga I kemi NGA kina e turqia.tani PSE do kemi Inflation se kuptoj un.apo sebepi me rrit cmimet.
PërgjigjuCfare lidhje kane tarifat e SHBAse me Shqiperine ne sjemi ne BE ekonomine Shqipetare e mbajne gjalle emigrantet edhe ata turiste qe vijne, apo po pergatitni terren per zhvlesim te lekut sic keni bere hijena.
Përgjigju