Shtetet e Bashkuara, përmes Ambasadës në Tiranë, urimin ‘për 80 vjetorin e Çlirimit’ e lëshoi në mëngjesin e 29 nëntorit. Nuk e di a e dëgjuan të gjithë; por di që asnjë nga ata nuk foli. Nga ‘ata’ që e mohojnë 29 Nëntorin si ditë të Çlirimit.
Në fakt, origjina e shumicës së ‘këtyre’ kanë qenë herët kundër çlirimit të Shqipërisë nga Nazizmi; madje si bashkëpunëtorë të pushtuesit kanë mbajtur njërën tytë të armës naziste kundër Shqipërisë. Pjesa tjetër, ish- komuniste që u kthye në anti-komuniste, atëherë ‘e kanë dashur festën e çlirimit’, por tani nuk duan vetë Çlirimin.
Shtetet e Bashkuara, që në mëngjes 29, u zgjua ‘këtej oqeanit’ dhe kujtoi Çlirimin. “Këtë vit Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj’, shkruan Amerika.
Aleati i madh, thjesht e përforcoi Çlirimin, në momentin e duhur.
Është një moment ‘i duhur’ kur ata që nuk e kanë dashur as e duan Çlirimin, kishin gërmuar bajagi shumë dhera nën rrogozin e shqiptarëve dhe gati po e rrëzonin vlerën e Çlirimit. Naivët, ose ata që bëjnë si naivë, thonë se ‘Ç’duhet më kjo festë? Apo u ka munguar emri ‘Çlirim’ për djemtë dhe ‘Çlirimtare’ për vajzat”? E vërteta është se ‘Lufta Çlirimtare’ ishte kthyer në një ‘gen’ të njeriut në këtë vend.
Tani nuk do të kishte më Çlirim…
Rrezikun nuhati e para Amerika, rrezik që i kanosej aleatit besnik Shqipëri. Synimi i kolaboracionistëve të djeshëm dhe i komunistëve të korruptuar të sotëm, ishte paketuar prej kaq vitesh, në një letër alumini me mbishkrimin ‘antikomunizëm’. Por në fakt nuk ka lidhje me këtë ‘tabelë’.
Amerika konstatoi një qëllim madhor të lig:
Pa Çlirimin, dmth., pa Luftën e Dytë, Shtetet e Bashkuara do të mbeteshin pa një aleat si Shqipëria. Shqipëria është aleat me Shtetet e Bashkuara qysh prej fillimit, qysh në aleancën Antifashiste. Kombet aleate u bënë bazë edhe për krijimin e Kombeve të Bashkuara… Shqipëria, qysh atëherë është një shtet e përkujdesur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleate e pandarë.
Nëse anti-Çlirimtarët e tanishëm do të hiqnin Çlirimin, atëherë do të kishin hequr gurin themeltar të Aleancës. Shqipëria do të varej në erë.
Kështu u bë puna, pak nga pak, me ca lopata dheu nën këmbët e kombit.
Në fillim o godit data ’29 nëntor’ dhe caktuan një datë tjetër. Pastaj deklaruan se ‘Lufta e Dytë ishte luftë civile’, dmth., ai të ka vrarë gjyshin, gjyshja jote ka vrarë të kunatin, ajo tjetra që nuk e nxori fytyrën di shumë gjëra.
Vetë Shqipëria do të merrte rrugën e rrënimit, edhe pse në këtë mënyrë naive e fluturake.
Në fillim u godit, madje edhe po goditet, pro- amerikanizmi dhe pro- Perëndimi i shqiptarëve. Ka zëra që thërrasin e stërkeqin përnatë sikur ‘ça jemi ne si komb që dëgjojmë amerikanët!?’.
Kjo s’është koti, por lë vragë. Të paktën lë vragën që dikush në botë bën si i pa ditur:
-Ore ça janë këta shqiptarët, Islamikë apo anti-amerikanë?.
-Një vajze e vogël shqiptare u gjet nën ca gërmadha e dhunuar. Thotë se do të arratiset sa më shpejt nga vendi!
Përderisa ke fshirë Çlirimin dhe Aleancën Antifashiste, nuk ke ku troket.
Të merr era.
Një kineast diku në botë do të krijonte skaletën e filmit të ri:
-Ore çfarë janë këta shqiptarët? Thonë se kanë edhe bombën, por nuk kanë raketë me çfarë ta hedhin.
-E pse e duan lirinë këta?
-Po Xhim Belushi, vërtet nga Shqipëria? Ç’thoni kështu ore, nuk ka mundësi!?…
Pak nga pak vihen në diskutim vetë kufijtë e vendit, si atëherë në 1919 kur Amerika u bë garant që të mos e bënin thërrime. Do të vihej në diskutim Himara; Himara do të ishte greke. Këtë synuan partitë shqiptare të Belerit kur bënë grushtime kundër Çlirimit.
Edhe marrëveshja e detit do t’i kishte dhënë treqind e ca kilometra katrore Greqisë; siç e firmosën zyrtarët e lartë anti-Çlirim.
Pa Çlirim, Shqipërinë as e njeh njeri e as i del zot njeri. Askush nuk do ta dinte në cilën aleancë do të ishte. Atëherë Shqipëria do të sulmohej lehtësisht.
Jemi në kohë krizash; gjithçka mund të ndodhë rreth nesh dhe me ne.
Ja çfarë po ndodh në Kosovë. Fillimisht liderët e Kosovës vunë në dyshim Çlirimin; tani po i merr era. Sulmet në Veri të vendit nuk i dihet çfarë do të krijojnë. Aleancën me Perëndimin e kanë goditur.
Këta që venë në dyshim Çlirimin, këta e rroposin edhe Pavarësinë, kot bëjnë sikur e duan. Kur guxojnë me çlirimin, i cili ka ende dëshmitarë të gjallë, kushedi çfarë do të bënin me Pavarësinë që ka 112 vjet thellë.
Amerika u zgjua herët, që në mëngjesin e 29 Nëntorit; po dallonte rrezikun.
hahah o frrok na kenaqet me keto shkrimet britalet/idiopte
Përgjigju