GOLAT/ Atalanta me Gjimshitin në fushë mposht Romën 0-2 dhe sheh ëndrra titulli! Kryeqytetasit në krizën që s'ndodhte prej 16 vitesh

GOLAT/ Atalanta me Gjimshitin në fushë mposht Romën 0-2 dhe sheh ëndrra titulli! Kryeqytetasit në krizën që s'ndodhte prej 16 vitesh

Festa e Atalantës

Serie A e futbollit në Itali mbylli raundin e 14-të. Të hënën në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45 'Olimpico' dhuroi një sfidë të fortë, aty ku vendasit e Romës u mposhtën 0-2 nga Atalanta.

Pjesa e parë ishte në ekuilibër, me të dyja skuadrat që më shumë u munduan mos pësonin. Gjithçka do ndodhte në fraksionin e dytë, ku duhej minuta e 69-të që kapiteni De Roon të kalonte bergamaskët në epërsi.

Roma e Ranierit më pas shtyu drejt portës kundërshtare, por as Dybala, Soule e Shumurodov nuk ishin të rrezikshëm. Minuta e 83 pa në fushë Berat Gjimshitin, kapitenin e Kombëatres që u rikthye pas një dëmtimi për miqtë.

Në të 89 minutë duhej një ish si Zaniolo që të shënonte golin e dytë për Atalantën, me sulmuesin e krahut që festoi si i "çmendur". Me 31 pikë Atalanta ngjitet në pozitën e dytë të renditjes, një pikë pas kryesuesve të Napolit.

Për Romën një situatë e tillë dramatike nuk përsëritej prej sezonit 2007-08, me djemtë e Ranierit që kanë katër humbje radhazi në Serie A dhe me vetëm 13 pikë ndodhen në pozitën e 15-të, vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend