Frrok Çupi: Iranianët luftuan në Vlorë krah Berishës

Frrok Çupi: Iranianët luftuan në Vlorë krah Berishës

Frrok Çupi dhe Sali Berisha

Tani që luftëtarët iranianë sulmuan për herë të fundit atdheun tonë, Shqipëri, po shikoj sa e sa njerëz që po kërkojnë me dedektorë për të gjetur ‘nga erdhën e nga shkuan’ iranianët. Në fakt iranianët dhe çdo e keqe që i kanoset vendit tonë, vjen prej brenda. Luftëtarët iranianë që po sulmojnë shtetin tonë me kibernetikë e me spiunazh, vijnë nga ‘ Lufta e Vlorës’. Jo nga Lufta e famshme patriotike e vitit 1920, por nga lufta e vitit 1997, që  është lufta e shqiptarit kundër shqiptarit, e ndezur nga presidenti i vendit, Sali Berisha.

Sulmet kundër Vlorës nisën që në marsin e vitit 1997. Isha në Vlorë, pandërprerë në Vlorë, në krahinën që po sulmohej nga shteti. Presidenti i vendit kishte urdhëruar ushtrinë që të sulmonte në tre drejtime: Të pushtohej nga militantë të PD, te ardhur kryesisht banorë të Veriut që nga Shkëlzeni deri në lumin e Matit.

Të shembeshin urat dhe lidhjet me Vlorën me qëllim që popullsia e krahinës të izolohej dhe t’ i priteshin furnizimet me ushqime dhe medikamente. Të sulmohej nga ajri nga Forcat Ajrore të Republikës… Mes këmbësorëve që po sulmonin Vlorën ndodheshin edhe qindra luftëtarë iranianë.

Djemtë e Vlorës nisën ritualin e përnatshëm në dy drejtime: E para, mblodhën tregtarët (ata që ishin) dhe forca të tjera civile që të siguronin ushqimin për familjet në nevojë. Ato pak mallra që ndodheshin nëpër magazina nisën të shpërndahen shtëpi më shtëpi. E dyta, organizuan grumbullimin me pishtarë në duar që nga Pylli i Sodes deri në lumin Vjosa. Ruanin detin dhe urën e Mifolit që të pos pushtoheshin nga ‘ dushmani’. Parulla e djemve ishte “Dushmanin në det’. Me ‘ dushman’ nënkuptohej vetë presidenti Berisha; por edhe ushtria e tij.

Ishte marrë vesh se shumë forca vinin nga lufta e Bosnjës. Lufta civile e Bosnjës kishte shkaktuar mijëra viktima. Vetëm kaq u tha: ‘ Vijnë nga Bosnja’. Luftëtarët e ardhur nga Bosnja ishin iranianët qe kishin luftuar atje si merecenarë; tani vinin të luftonin kundër popullit të Vlorës po si mercenarë.

Disa prej tyre, nga ata që mundën të hynin në Vlorë, u panë që luftonin pa mëshirë. Ata dalloheshin nga gjuha dhe nga simboli që përdornin: Tre gishtat lart. Disa orë të përgjakshme të luftës në Vlorë kanë përjetuar egërsinë e luftëtarëve nga Irani, që vinin nga Bosnja si mbështetje për presidentin e Shqipërisë. Alia Izetbegovic i Bosnjës, një mik i fshehtë i Berishës, kishte nisur ndihma në forca luftarake.

Disa prej tyre u plagosën rëndë dhe u tërhoqën, disa edhe mbetën në fushën e luftës, dhe të tjerë u larguan në panik. Në vitin 1999, ata u panë në luftën e Kosovës, si mercenarë të një ‘ bosi’ tjetër. Ndërsa propaganda qeveritare e Berishës nisi sulmin moral kundër mbrojtjes popullore në Vlorë. Propaganda ishte kjo: ‘ Vlora luftoi si serbët, me simbolin tre gishta të serbëve’. Në fakt, qeveria zbuloi vetveten: Njerëzit e tre gishtave ‘ serbe’ i kishte prurë vetë për të vrarë shqiptarët e Vlorës .

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gaqo: 20/09/2022 15:23

    E thene nga nje Sigurims duket e besueshme

    Përgjigju
    • Askushi: 20/09/2022 17:51

      ESHT E VERTET IDJOT SE NE VLOR JETOJM I SOLLI PERBINDESHI JUAJ KOPIL .

  • Klaudio: 20/09/2022 15:09

    Edhe kte se kisha ngju. Jo po mongolet dhe kozaket thuj heres tjeter. Upupu pika qe ste bie o Çup...

    Përgjigju
    • Anonim: 21/09/2022 13:54

      O esht e vertet o shoku e dim ne vlonjatet qe i rrahem apo ju i solli kopili vicidolit si solli bin la denin ne mamurras e moren ne mbrojtje fuft me urdher te sali perbindeshit.

  • Leone: 20/09/2022 13:22

    ...dhe megjithe kete zoti Cupi ky palonazist i lindur vazhdon akoma te perbeje rrezik kombetar dhe nuk ka nje organ te drejtesise qe te kete me gjithe mend gjak e zemer shqiptari, qe te respektoje betimin qe ka bere per te dhene drejtesi.Dhe jo vetem per ta thirrur te deshmoje apo te pergjigjet.Jo! Kane frike te japin dhe nje pergjigje te thjeshte lidhur me vulen e partise qe cdo njeri normal e di se kujt i takon.Kane frike te permendin emrin e ketij vampiri e agjenti 24 karatesh te disa agjenturave te huaja.Kjo eshte gjendja e prokurorise dhe e gjykatave tona,gjashte vjet pas berjes se reformes se pa-drejtesise,qe kishte qellim qerimin e ketij kelyshi dhe te tjereve pas tij!Jane te gjithe frikacaker,djem e vajza mamash qe dhe nga hija e tyre kane frike dhe qe ligjin e perdorin per ndonje fukara dhe jo per kriminele te deklaruar e armiq te fshehte apo te zbuluar te ketij vendi,faktet e dokumentat per te cilin e per te cilet( duke mos harruar dhe spionin e vogel me koke te madhe ish president te leshelise dhe te shoqen,rruspine,tregetare cocaine dhe jo vetem...)jane dengje dengje neper zyrat e prokuroreve e te Spakut te Arben Krajes me xhepat plot... e me vile ne Lalez! Dihet boterisht qe ky maskara i lindur ka urdheruar fillimin e nje lufte civile ne vitin 1997,ka urdheruar forcat kembesore,detare e ajrore te sulmojne Vloren,se atehere u vrane e u derdh gjaku i mijera veteve,bij nenash dhe per cudi ky as u hetua e as mbajti pergjegjesi! Kur do linde nje prokuror me gjak e zemer shqiptari qe ti vere hekurat ketij bastardi antishqiptar? Se Kraja eshte vetem per ti bere veri ketij dhe Likes!

    Përgjigju
    • Riku: 22/09/2022 08:12

      Prralla me vlore... me viktimizim me avione qe nuk ju punoi raketa ne momentin e fundit... pyesni zanin kush e beri 97... se gjithmone te majteve ju duhet nga nje gjakderdhje per te ardhur ne pushtet... ka ndodhur e do te ndodhe...

    • Ardi: 21/09/2022 13:58

      AKOMA ME SALIUN SE I KAN PISLLIQET BASHK NUK BESOJN SE NE VLOR KY SURRAT PERBINDESHI SOLLI KOK PALARET E VET NGA ISHIN E NGA NUK ISHIN DHE IKEN NGA VLORA ME NGA NJE HU NE BYTH E SJA MBAJTI SALI PLEHRES TE VINTE NE VLOR PER 13 VJET SE E HANTE PRESHIN SI TROTAN SHEHU

  • mitrushi: 20/09/2022 13:07

    Frrok Çupin do ta kishte zili dhe Mitrush Kuteli si personazh per barcaleta per femijet... Me shkrimet e tij behet aq qesharak aq sa kapercen cdo trillim dhe fantazi djallezore! Me cudit fakti qe nuk del nje i aferm i tij dhe ta mbylli ne dhomen e tij "mjerane" por e lene te llomotit dhe te infektoje nje shoqeri te tere

    Përgjigju
  • Vlora: 20/09/2022 12:55

    Ke harruar avjonet qe u nisen per te bombarduar vloren dhe avjatoret nuk e zbatuan urdherin dhe u arratisen drejt Italise dhe ushtaret me tanke qe vlora i bllokoi tek ura mifolit

    Përgjigju
  • soni: 20/09/2022 12:33

    Agjenti i rekrutuar nga serbia, frrok cupi godet serish

    Përgjigju
    • Askushi: 21/09/2022 13:59

      IDJOT MALOKAR ME GJITH SALI MALOKARON.

  • shkodran: 20/09/2022 12:26

    Burre ma te poshtem dhe spiun si ky frrok cupi ska. Pse se fusni ne burg se kuptoj. nje trillues i historise

    Përgjigju
    • Anonim: 21/09/2022 14:00

      O shkoder locja ala gjall jini ,po esht e vertet o koqe se saëi shpellari cfar nuk beri ne vlor ju qift derri nonen ku ta kini kur nuk ju vrasin atje ne shkoder funderrina

    • Soni: 20/09/2022 16:32

      Po pse su pelqen o maskarenj po eshte e vertet te gjitha qe thote se u vrane njeres nga mercenaret e sali kerimineli kushe e vrau inxhinjeri e vlores ne koshovic nuk e vrane sokol bixhga me gjithe familjen kush ishin ata tek hollidej nuk ishin te saliut te gjithe nuk dinin shqip dhe populli i vlores i veshi u dha dhe per te ngren po juve qe flisni flisni nga mos dija dhe jeni nje soi si ai tu vi turp qe diskutoni si serbet

  • Rroku: 20/09/2022 12:17

    O frrok po puna spiunit si shkoi apo iku dhe kjo dite me shoqet o frrok……

    Përgjigju
    • Askushi: 21/09/2022 14:03

      Pyt plaken tende kar se po thot te verteten i dim cfar beri saliu ketu ne vlor erdhen trapajanet e vet po iken lakuriq si byth qira sa dru kan ngren tek hollidej do ta mbajn mend deri sa te vdesin, kurse myftar lumnesh kurven sala e kish derguar ne permet me helikopter per te perdhunuar grat ju shkerdheft kina nenen se na felliqet injorant shpellar.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen