Frrok Çupi: Ku dinë ata se kishin djegur flamurin?

Frrok Çupi: Ku dinë ata se kishin djegur flamurin?

Djegia e flamurit në Bashkinë e Tiranës

Mbrëmë u dogj një flamur kombëtar në ballkonin e Bashkisë në Tiranë. Ata të protestës me frymëzim nga ‘rruga e shpresës’ hodhën bombë të bërë vetë dhe flamuri ‘u kall’.

Mirë ata, lëri mënjanë… Çuditem me normalët. Këta, që mbrëmë, po i flasin vetes se ‘ç’dreq janë këta?, na dogjën flamurin kombëtar’.

Shiko si u ndryshuan rolet! Njerëzit ‘sapienca’ po e jetojnë qytetin të trishtuar për ‘simbolin kombëtar’; ata janë rehat me veten.

‘Sapiencat’ dalin nga shtëpia, psonisin në treg, pinë kafe, lahen, vishen pastër, fytyrën me lëkurë të burë, shkëmbejnë buzëqeshje, dëgjojnë muzikë dhe flasin në skype. Por të shqetësuar për flamurin.

Ndërsa ata që dogjën flamurin nuk janë këtu rrotull, diku do të jenë, por ku?. Vinin nga ‘rruga e shpresës’ dhe dogjën një gjë; po ku dinë ata se ajo gjë ishte flamuri?! As se ku janë tani, nuk i dihet; u bënë avull e shkuan ‘nowhere’. Madje as se nga erdhën nuk e dinë. Thonë se nga ‘rruga e shpresës’, por ‘rrugë e shpresës’ nuk ekziston në asnjë hartë të vendit. As shpresa për ta. Në mendjen e tyre ekziston një qytet i vetëm, qyteti ku në një dritare varet totemi i tyre, herë si rraketake në arat me misër, herë si zog i balsamosur në krye të qytetit ku ka vetëm një pallat me tetë kate.

Dekori i qytetit me një send të varur në pallatin tetë- katesh është ‘shpikja’ më e mirë e këtij shekulli që nisi në 1992. Arkitektët e Bashkisë janë shumë të vonuar, nuk mundën ta gjejnë dekorin dëshmi për qytetit tonë. Nëse nuk do të rrinte varur natë e ditë totemi i tyre në katin e tetë, a më thoni dot vallë se si do t’i shpjegoje këtij brezi të qytetërimit të ri se si ishte atëherë kur ‘totemi dhe këta që dogjën flamurin’ ishin në pushtet.

Kjo ka ndodhur!

Atëherë qyteti qe i frikshëm, njerëz që të shtynin se nuk të shihnin edhe në bulevardin e madh, baltë, pis; rreth selisë së qeverisë kishte hekura të ndryshkur, karroca, fekale, makina të ulura në disqe si në gjunjë, dhe ca kthina ku fshiheshin ata që vinin për të takuar kryeministrin por i zinte barku. Qyteti qe me të shtëna armësh, me dialekte të ngatërruara si sot Saranda me poly- lingua; qyteti me lumin më të vogël ku përqindja më e vogël e substancës ishte uji, me pemë të shkalafitura nga ata që nuk kishin ç’bënin, me buri të çmendura që lajmëronin o ardhjen e bosit të piramidave o vetë presidentin e republikës. Një tmerr. Atdheun e shëmtuan, e llangosen e nuk i duhej kujt, veç këtyre.

Tani ai brez nuk ekziston më, fatmirësisht ekzistojnë dy pamje të fiksuara: totemi në katin e tetë dhe këta që djegin flamurin e zhduken në çast. E atëherë, këta të llojit ‘sapienca’ kërkojnë llogari për ata që dogjën flamurin (!). Merrini dhe vendosini  para gjykatës, dhe vëmë bast: Nëse kuptojnë gjë nga pyetjet e gjykatësit!

-Ça asht ai flamur, zoti gjykatës?. Na flamurin e kena në zemër, na jena patriotë, na i vëmë gjoksin topit për flamurin…

Hajde merru vesh po deshe, ata nuk e dinë se kanë djegur flamur. I përkasin një bote tjetër. Ky qytet i qytetëruar i tmerron ata dhe i mban larg. Fat i mirë që koha solli simbolet e tyre: Pemë të thara në Parkun Rinia ku jetonin me birra të sapo ardhurit, banesa dy katesh buzë Lanës ku gjaksorët ruhen nga gjakmarrja, tortë 500 metra katrorë për festën e flamurit, gjuhë të huaja ku ‘mrekullisë’ i thonë ‘mirakëll’, ministra në rresht për të vjedhur për ‘totemin’.

Këta e kanë qeverisur Shqipërinë; edhe kjo ka ndodhur- siç ndodhin fatkeqësitë ciklike të pandalshme. Ti thua ‘pse dogjën flamurin’. Ku dinë ata?! Mund të të nxjerrin sytë dhe nuk ka rëndësi për ta; mund të të presin edhe pantallonat nëse i ke ‘të modës’, siç kishte bërë atëherë lideri i tyre që sot është totem.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Safet: 13/07/2024 05:36

    I mori në qafë gërmadha i nxori si minjtë nga vrimat e zeza dhe i la në rrugë të madhe me Mulin. Erdhën me autobus dhe ikën nga sytë këmbët për gjithë natën me ç'mundën. Më mori xhaxhai në telefon në orë 24 dhe më thoshte hajde më ço në Mamurras se na la robq..rrugëve.

    Përgjigju
  • Shaban Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 12/07/2024 18:18

    Flamuri pa bisht pēr lek vret dhe nonēn e vet. Kot se ka emrin Flamur muli pa bisht.

    Përgjigju
  • kleo: 12/07/2024 15:13

    Ku dinë shpellarët se ëfar është flamuri,a i patë se çfar fytyra të ndyra zbritën nga Mali vetëm për 1000 lek dhe një xhiro falas me autobus e fugon....

    Përgjigju
  • Johnny: 12/07/2024 14:42

    Ata janë mercenarë të huaj (vijnë si turistë), kështu i numëron Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore