Frrok Çupi: Mos thuaj jo; PD mund të ribëhet

Frrok Çupi: Mos thuaj jo; PD mund të ribëhet

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kurrë mos thuaj ‘kurrë’!, ky është mësimi i thjeshtë i jetës. Madje as për Partinë Demokratike të Shqipërisë mos thuaj se ‘nuk bëhet më’. Megjithëse e ka rrënuar vendin, megjithëse ka zhvilluar terrorizmin dhe luftë civile, megjithëse ka vjedhur, megjithëse ka vrarë njerëz, megjithëse lideri i saj legjendar, Berisha, është sot vjedhësi i pasurisë dhe dhunuesi i demokracisë…, prapë mos thuaj se PD nuk bëhet.

Edhe kjo bëhet. Por pas kësaj ‘të bëre’ ka disa pyetje:

E para: Ku, në cilin vend, mund të ribëhet PD?

Pyetja nuk shtrohet se në ‘cilin shtet?’; kjo dihet se është vetëm vendi ynë me këtë lloj partie. Jo, shtrohet pyetja në cilën hapësirë. Aty ku mund të bëhet PD duhet të jetë një vend pa histori, pa kujtesë, ku të mos ketë shkelur kurrë këmba e Berishës, e të dhunuarve dhe e dhunuesve të tjerë të tij. Mund të ishte një vend si ishulli Fernandez i Robinson Kruzo i pesë shekuj të shkuar. Aty, në atë vend ku do të ribëhet PD nuk duhet të ketë asgjë tjetër veç PD. Po të ketë njerëz të tjerë do të dëshmojnë mbi dëmet që ka bërë PD në ‘Oqeanin Shqipëri’, dhe që aty prishet puna. Po të jetë një vend që ka edhe parti të tjera, atëherë PD nuk konkurron dot më. Nuk di pse vetëm ne qytetarët shqiptarë duam ta ringjallim një parti që ka vdekur, ashtu siç bëjmë edhe me vetë perënditë e vdekura. Në gjithë Evropën Jug Lindore, partitë që u krijuan në periudhën e PD, kanë ‘vdekur’ e nuk janë më në skenë. Vetëm partitë komuniste, PD dhe PPSH,  kishin parullë ‘long live’.

E dyta: Duhet të kthehemi në vitin 1990

Kështu po, mund të bëhet PD, mund të bëhet duke u kthyer 3 dekada pas në kohë; atëherë kurrë mos thuaj ‘Jo’. Që të kthehet ai shans, duhet të kthehet mjerimi si atëherë; burgjet plot me kundërshtarë politik dhe disa hajdutë; balta e rrugëve; talonet e ushqimit për çdo familje; mungesa e dritave; fytyrat e zbehta të njerëzve të uritur; kooperativat bujqësore dhe ferri i luftës së klasave; duhet të kthehen anëtarët e Komitetit Qendror, Byroja Politike me të gjithë mjekët që shoqëronin udhëheqjen, blloku në qendër të Tiranës… PD mbeti parti e mjerimit.

Vetëm këto mund ta frymëzojnë turmën njerëzore që t’i sulet murit me kokë dhe të rikrijojë Partinë Demokratike. Si atëherë. Askush nuk pyeti atëherë se cili ishte mashtrimi e cila e vërteta; cili ishte komunisti e cili spiuni i futur në PD; mjaftonte të ’çahej blloku’. Më e keqja është se tani nuk ka më ferma, as fabrika, as uzina, as ekonomi.., që të shërbejë si objekt shkatërrimi nga militantët e PD me urdhër nga lart. Eh, po nuk i ka të tillë, atëherë PD-së i mungon objekti i luftës. Ato ekzistonin, por u shkatërruan atëherë kur njeriu hante propagandën: ‘shkatërroni gjithçka se ua sjellim nga jashtë’.

Mirëpo a kthehet koha pas? Deri më sot është thënë se koha dhe vdekja nuk kthehen.

E treta: Ja u rikrijua PD… Sa ditë do të rronte?

Nëse do të kishte në krye Sali Berishën, kësaj here nuk do të rronte as dy ditë. Tani njerëzit janë tjetër gjë nga ata të vitit 1990. Tani njerëzit kanë kuptuar se PD me Berishën u kthye në një parti të llojit jo të lirisë e të drejtës, por në parti të llojit stalinist dhe në një piramide mafioze. Brenda përbrenda PD u eliminuan të gjithë ata që nuk i vinin për fije bosit të mafies: Duheshin firmosur aferat për të pasuruar familjen e ‘marshallit’, duhej bombarduar dhe sulmuar me tanke dhe lënde kimike ‘Jugu i pabindur’, duheshin ndërtuar fabrikat e vdekjes, e para e çmontimit të armëve vrau 26 njerëz të pafajshëm; duhej që i pari i PD të kishte në sy një snajper për të vrarë çdo njeri që i prishte qetësinë para zyrës…

E katërta: PD mund të mos ribëhet, por mund të pjesëtohet si ameba.

Por edhe për këtë duhet të ndodhë një gjë: Ata që janë aty brenda duhet t’i mbyllin derën Sali Berishës, që është shpallur politikani në ‘top- listën’ e botës për grabitjen e popullit të vet, për minimin e demokracisë dhe për luftën kundër Drejtësisë. Këtë e ka shpallur Amerika, aleati më i madh i vendit dhe mbartës i fuqisë për të mbrojtur kombet aleate nga mizoria e liderëve të vet. Nëse ata që rrinë në PD sot nuk japin provën që të largojnë ‘minën’, atëherë si mund të bëhen. Të paktën të ishin aq të fortë sa ata njerëz të mjerë që në 20 shkurt 1991 morën zvarrë broncin e statujës së diktatorit në mes të Tiranës. Ata vetë nuk mund ta rrëzonin diktatorin, por pasi u rrëzua, të paktën i pjesëtuan metalin zgafellë e monumentit.

Partitë e reja të dala nga PD, zor se ribëhen thjesht me metalin e monumentit të mallkuar. Por edhe një pyetje e fundit: Vallë a nuk mund të jetojmë pa PD, ashtu siç kemi jetuar 30 vjet pa Partinë e Punës?!/Gazeta 'Fjala" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tomor labi: 08/09/2021 10:52

    te nderuar drejtues te shqiptaria.com dhe te tjere botues. Nuk ka njw njeri temencur qe te ndaloj kete histerik politik qe flet ne kete menyre dhe qe nga nje inat personal per saliun hedh balte edhe per pd edhe per demokratet qe jane gjysma e shqiperise? mbylljani gojen se do ta pesoj por jo vetem ae. Mblidheno mendejen qente e terbuar zhduken nuk meshirohen,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës