Frrok Çupi në Report Tv: Berisha më keq se Saddam Hyseini! Do jetë Non Grata edhe në vende të tjera! Ta shpallin edhe qytetet e Shqipërisë

Berisha konfirmoi ditën e sotme se u shpall Non Grata edhe nga Britania e Madhe. Për këtë, si ish lideri komunist Enver Hoxha ish kryeministri i Shqipërisë u ka 'shpallur luftë' amerikanëve, duke drejtuar gishtin nga Sorosi.

I ftuar në Repor Tv, në 'Sot Live në Shqipëri' nga Andi Kapxhiu analisti Frrok Çupi ka reaguar ndaj këtij fakti. Sipas Çupit, një ndër çështjet më të mëdha të lidhura me korrupsionin janë krimet  e luftës së Millosheviçt.

'Dërgimi në mënyrë të paligjshme dhe furnizimi me karburant dhe armëve për një ushtri pushtuese për një ushtri mizore është korrupsioni më i lartë për një burrë shteti. Berisha e ka filluar karrierën e tij si  një i korruptuar dhe ka vepruar në kundërshti me perëndimin dhe interesat e popullit shqiptar. Do të futeshim në një puzzle që Berisha e ka shumë qejf, SHBA dhe Britania ka cituar shumë pak për korrupsionin e cila rrezikon jo vetëm sigurinë e SHBA por dhe të Britanisë së Madhe.'- tha Çupi.

Analisti e ka cilësuar Berishën si më 'i keqi' i diktatorëve historik, Saddam Hysein e Millosheviçi duke e krahasuar me titullin e vënë ndaj Hitlerit pas vdekjes së tij. Ai u shpreh se tituj të tillë nga dy fuqi të mëdha paralajmërojnë jo thjesht zhvatje të parave të shtetit por edhe krijimin e një aleance perëndimore kundër tij si Milloshevici në 1999. Berisha do vijojë të shpallet Non Grata dhe nga shtete të tjera u shpreh analisti.

'Tituj të tillë nuk i janë dhënë as Saddamm Hyseinit as Milloshevicit atëherë u dha pas vdekjes së Hitlerit. Pra ky është një strumbullar shumë i fuqishëm i krimit në Ballkan. Korrupsioni nuk është thjesht para apo përkëdhelja e familjes së tij me paratë e shtetit dhe shqiptarëve. Korrupsioni është dëmtimi i interesave të kombit dhe fuqive të mëdha,. Ne po shikojmë në këtë moment, pikërisht aleancën perëndimore kundër Milloshevicin në 1999. Nga Londra e Britanisë po 'ngrihen (në thonjëza) avionët e Amerikës dhe Perëndimit. Do ta shpallë Non Grata, Italia, Gjermania, Greqia...'- tha Çupi.

Analisti u ndal edhe në një sugjerim të tijin si gazetar dhe publicist, Frrok Çupi në të cilin thuhej se jo vetëm shtetet, por edhe vendet e Shqipërisë duhet ta shpallin Non Grata sa më shpejt të jetë e mundur.

'Ne ndodhemi në një koalicion perëndimor kundër krimit në Ballkan ku vendin kryesor e zë Berisha. Duhet ta shpallin do sugjeroja që qytetet e Shqipërisë ta shpallin Non Grata sa më shpejt të jetë e mundur. Është rrezik shumë i madh. Nëse do jemi të ndershëm me veten tonë, qytetet e Shqipërisë duke filluar që nga Vlora e deri në Shkodër.' - tha Frrok Çupi ndër të tjera në Report Tv.

Berisha u shpall 'non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu, i është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ola: 23/07/2022 01:18

    KE TE DREJTE O FRROK,,,SALI KERMA ESHTE NJESOJ SI SADAMI....E VDEKTE ISHALLAH SI AI....

    Përgjigju
  • Kingu: 22/07/2022 16:53

    Ky eshte ai qe i thoshte liderit global qe ska shkolle sdi te shkruaj, edhe pas ca vitesh me roland qafokun i thoshte njeri artist familje nderuar … hahahahahahahahhah ahahahhahahahahha brinjet vendit na dolen nga keta letyrat qe as veten pasqyre nuk e shikojne sa kinga jane. O frrrok shko shife veten pasqyre njer e mos dil me tv se i kalle daten edhe miopeve pale femijeve.

    Përgjigju
  • Viçidoli: 22/07/2022 16:14

    Ho Sali po ç'është kjo gjëmë që të ka zënë derë zi ,nejse,nejse këtyre nongratave qeveritare jua bën hallin ti ,po unë kam ca habere të tjera o lummadh dhe këta krerët e besimeve fetare të kanë shpallur nongrata se ke qënë një ndër kontributorët kryesorë për prishjen,djegien e shkatërrimin e institucioneve të kultit në zbatim të mësimeve dhe detyrave të partisë e xhaxhit Enver ha mor lummadh, mor lumëmadh, po ç'tu desh Tirana ty ,Rinje o në Viçidol dhe do ishe mirë me zotin të paktën tani je bërë si lebroz dhe duan të t'a fusin të gjithë o lummadh .

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/07/2022 15:37

    E merr Jozefina Sali BIRISHÈN, e fsheh nè bodrum. Celulat rrangalle, ato qè kanè ca probleme me gjuhèn amtare, do marrin atè qè gjithmonè kanè merituar por qè shqiptarèt nuk ishin nè gjèndje tu jipnin,,,,,,NEVERINÈ PÈR KÈTA PERVERSÈ DHE SHKATÈRRUES ANTIKOMBÈTARÈ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!