Avokati i kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, ka komentuar vendimin e gjykatës për të hetuar në ‘arrest shtëpie’ kryebashkiakun dhe 11 zyrtarët e tjerë të bashkisë dhe hipotekës, të cilët akuzohen për abuzime me pronat te ‘Rana e Hedhun’.
Avokati Adrian Leka e ka cilësuar të nxituar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, e sipas tij, u reflektua nga gjykata. Avokati është shprehur se nuk ka prova që implikojnë kreun e bashkisë, duke sqaruar se njësia vendore nuk shpërndan tapi.
“Do të apelojmë vendimin në Gjykatën e Apelit në Shkodër, pasi jemi të bindur për pafajësi. Nuk mendoj se Prokuroria ka vepruar politikisht, por përshpejtimi për arrestimin e tij pa marrë më parë në pyetje lë shumë për të dyshuar”, ka thënë avokati Leka.
d.c./shqiptarja.com