Frroku: Akuzat ndaj meje shpifje
kurrë nuk kam ndihmuar kriminelë!

Frroku: Akuzat ndaj meje shpifje<br />kurrë nuk kam ndihmuar kriminelë!
TIRANE - Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku, i vënë nën akuzë se ka mbajtur në makinën e tij një trafikant të shumkërkuar nga policia, ka reaguar duke hedhur poshtë këto pretendime.
 
Përmes një komunikate për shtyp, Frroku shprehet se këto përbaltje janë pjesë e skenarëve ndaj tij duke sqaruar se çdo herë si qytetar i vendit ka respektuar lidhin dhe çdo kërkesë e ardhur ndaj tij për verifikim apo ndalim.
 
Frroku nënvizon se asnjëherë nuk e ka përdorur imunitetin e deputetit për t’i ardhur në ndihmë personave të përfshirë në aktivitete kriminale apo të kërkuar nga drejtësia. Kreu i PKD shprehet se çdo herë i është përgjigjur organeve të drejtësisë duke u distancuar nga akuzat e bëra ndaj tij.
 
“I nxitur nga disa informacione tërësisht të pavërteta që kanë dalë në disa media dhe akuzat politike në vijim, të cilat i konsideroj si pjesë e skenarëve dhe përbaltjes ndaj meje si deputet dhe politikan, dua që të sqaroj opinionin publik, zgjedhësit e mi, mbështetësit dhe miqtë e Partisë Kristian Demokrate, si më poshtë:
Përpara se të jem një zyrtar me imunitet, unë jam qytetar dhe, konform ligjit, kam respektuar çdo kërkesë që kanë pasur në adresën time forcat ligjzbatuese për verifikim apo ndalim, sa herë që ka qenë e nevojshme. Po ashtu, nuk kam përdorur kurrë imunitetin për ti dhënë ndihmë asnjë personi që është i përfshirë në aktivitete kriminale, apo që ka qenë në listën e personave të kërkuar nga drejtësia. Unë e kam dëshmuar më se një herë se nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, duke vepruar me standarde krejt të tjera nga ato të akuzatorëve të mi. Refuzoj me neveri çdo akuzë që bëhet ndaj meje për përfshirje në aktivitete kriminale dhe dua të sqaroj se të gjitha sipërmarrjet që kam ndërtuar bashkë me familjen time me sakrifica të mëdha, prej shumë vitesh, kryejnë aktivitetin e tyre konform ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Këtu gjendet morali, fuqia por edhe dinjiteti im. Unë jam distancuar nga këto akuza monstruoze të cilat bëhen në këtë periudhë kur forca politike që unë drejtoj, e cila pritet të garojë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, është më e motivuar se asnjëherë tjetër për të arritur objektivat e veta.” thuhet në reagimin e Frrokut
 
Kreu i PKD, përmes një shkrese të publikuar nga mediat bëhet e ditur se Bardhok Pllanaj, i cili është në kërkim për trafik narkotikësh, ka mundur të streohet në makinën e deputetit Mark Frroku gjatë një aksioni të policisë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)