Frroku: Arrestimi befasi, Doshi: 
Llalla ka tejkaluar kompetencat
Editorial

Frroku: Arrestimi befasi, Doshi: <br />Llalla ka tejkaluar kompetencat<br />Editorial
TIRANE - Një ditë pas arrestimit, prokurorët morën në pyetje në cilësinë e personave nën hetim deputetin Tom Doshi e Mark Frroku, të cilët akuzohen se inskenuan atentatin që Doshi pretendon se Meta kishte urdhëruar ndaj tij dhe demokratit Mhill Fufi. 
 
Dhe pse jo zyrtarisht, burime nga organi i Akuzës thanë për A1Report se Doshi e Frroku vazhdojnë të jenë në pozita mohuese duke mos pranuar asnjë nga tre akuzat që rëndojnë ndaj tyre, atë të kallëzimit të rremë, deklarimit të rremë para prokurorit dhe kanosjen e Durim Bamit. Të njëjtat burime thanë se deputeti Doshi i qëndron versionit se ndaj tij atentati ishte i vërtetë e gjithçka e mësoi nga deputeti Mark Frroku. Ndërsa sa i përket deklarimeve të deputetit kristiandemokrat burimet sqaruan se ai ka qenë i rezervuar në deklarimet e tij, por ka mohuar sërish të ketë njohje me Durim Bamin apo të ketë vënë në dijeni Doshin për atentatin.
 
Pak para deklarimeve të Doshit, avokati i tij Vladimir Meçi depozitoi në Gjykatën e Lartë kërkesën për lirim të menjëhershëm të deputetit, duke e cilësuar urdhër-ndalimin tejkalim të kompetencave nga ana e kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ndërsa avokatët e Frrokut, Genci Gjokutaj e Saimir Vishaj deklaruan se lirimin do e kërkojnë në seancën gjyqësore.

Të izoluar dhe larg njëri-tjetrit në dy dhoma të konsideruara “VIP”, Doshi e Frroku kaluan natën e parë në qelitë e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.  Urdhër arresti ndaj tyre është firmosur nga vetë kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, një orë pasi Parlamenti vendosi me shumicë votash t’i japë autorizimin Prokurorisë për arrestimin duke i hequr imunitetin dy deputetëve. 

Gjithashtu burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjatë marrjes sot në Pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Bami ka mohuar që të jetë kërcënuar me jetë për të ndryshuar dëshminë e tij, duke hedhur poshtë edhe pretendimin e fundit të Doshit.

Ora 17:50 Mbërrin në Gjykatën e Lartë dosja e Prokurorisë
Në Gjykatën e Lartë rreth orës 17:45 ka mbërritur dosja e Prokurorisë për deputetët Doshi e Frroku,.  Prokuroria ka kërkuar vlerësim si të ligjshëm të ndalimit dhe mbajtjen në burg të deputetëve duke caktuar edhe masën e sigurisë me burg.
 
Pritet që nesër të hidhet shorti për trupën gjyqësore e cila do shqyrtojë kërkesën.
 
Avokati i Doshit po sot dorëzoi kërkesën për lirim të menjëhershëm. Kërkesa do shqyrtohet në kolegjin penal te Gjykatës së Lartë.
 
Sëbashku me deputetet Doshi e Frroku është dhe hetimi për Bamin i cili është në të njëjtin procedim.
 
Bami sot para prokuroreve ka mohuar atentatin, duke rikonfirmuar se gjithçka e sajoi Doshi.




Ora 16:41 Ambasada e SHBA: Institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre
Në përgjigje të pyetjeve të shumta që kamarrë nga mediat,  Ambasada e  SHBA i ribën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin.

Gjithashtu ambasada e SHBA nxit të gjitha partitë politike në Shqipëri, që të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.
 
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt. Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.”- thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Ora 15:40 Avokatët: Doshi mbajti të njëjtin qëndrim, sot vetëm një moment procedural
Dy avokatët mbrojtës të deputetit të arrestuar, Tom Doshit deklaruan pas përfundimi të marrjes në pyetje të klientit të tyre, se ka qenë një moment procuderial për marrjen në pyetje të të ndaluarit.

“Doshi mbajti të njëjtin qëndrim që është bërë publik. Ka qenë një moment procuderial për pyetjen e të ndaluarit. Për pjesën tjetër do të njihemi në Gjykatë:”- thanë avokatët mbrojtës të Doshit.  



Ora 15:25 Përfundon marrja në pyetje e deputetit të arrestuar, Tom Doshi
Për rreth 3 orë, deputeti Tom Doshi është marrë në pyetje nga Prokurorët në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë. Ende nuk ka detaje rreth dëshmisë apo pyetjeve që i jan bërë Doshit, por mësohet se gjatë marrjes në pyetje të deputetit të arrestuar është bërë në prani të avokatëve.

Ora 12:50 Avokatët: Frroku i befasuar nga arrestimi. Nuk ka pasur asnjë dijeni për atentatin                           
Kreu demokristian Mark Frroku ende është i befasuar nga arrestimi i tij dhe nga fakti që është implikuar në historinë e atentatin që Doshi pretendon se kryeparlamentari Meta kishte urdhëruar ndaj tij. Qëndrimin që Frroku ka mbajtur para prokurorëve dhe oficerëve gjyqësorë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, u bë publik nga dy avokatët e tij Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj. Në një prononcim për mediat pas marrjes në pyetje të deputetit Frroku, avokatët thanë se prangosja e klientit të tyre është e jashtëligjshme dhe se në seancën gjyqësore për masën e sigurisë do të kërkojnë lirimin e tij. Saimi Visha përsëriti disa herë qëndrimin e klientit të tij, duke thënë se Mark Frroku nuk ka pasur asnjë dijeni për atentatin që Doshi pretendon se do të bëhej ndaj tij gjashtë muaj më parë.

“Mark Frroku është i befasuar se si persona të tjerë kanë sajuar vrasje të porositur gjoja nga kryetari i Kuvendit. Nuk kemi asnjë lidhje me akuzat fantazmë në lidhje me ndonjë vrasje nga kreu i Kuvendit. Klienti ynë përjashtohet në mënyrë kategorike nga ndonjë dijeni për porositje të ndonjë vepre të tillë, nuk e di kush i sajon këto gjëra, akuza të fabrikuara nga njerëz të papërgjegjshëm”, u shpreh Vishaj.
 
Ai tha se është i bindur në paligjshmërinë e arrestimit por shtoi se nuk do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën e Lartë për lirimin e Frrokut, por se do t’i shprehë argumentet në seancën gjyqësore që pritet të mbahet të shtunën. Avokatet u ndalën edhe tek akuza e prokurorisë se klienti i tyre kërkohet nga autoritetet belge për vepra penale duke u shprehur se ky fakt nuk ezkiston.




Ora 11:45 Avokati Meçi  kërkon në Gjykatën e Lartë lirimin e Doshit
Avokati Vladimir Meci ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për lirimin e deputetit Tom Doshi, duke e konsideruar të paligjshëm arrestimin e tij. Ai tha se Prokurori i Pergjithshem ka tejkaluar kompetencat duke urdheruar dnalimin e deputetit.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip