Bëhet fjalë për këngëtaren Afërdita Dreshaj, e cila është një nga këngëtaret më aktive në rrjetet sociale.
Shpeshherë Dreshaj ndan foto nga jeta e saj e përditshme në rrjetet sociale ku shfaqet me motrën e saj apo me mikesha të ndryshme.
Së fundmi Aferdita ka postuar një foto me atë që e frymëzon më së shumti, nënën e saj.
"Unë me të vërtetë kam një model, dhe a e dini se kush është??? Nëna ime", ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotografisë që shihni.
Afërdita është komentuar kohët e fundit se mund të ketë lidhje me një këngëtar turk shumë herë më të madh se vetja.
Sigurisht që kjo gjë është mohuar nga Dreshaj, e cila është shprehur e irrituar nga këto spekulime të kota.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)