Frymëzuese/ Me vetëm 5 mijë banorë, skuadra e Ishujve Faroe shkruan historinë në Champions! Mposht edhe kampionët e Norvegjisë

Frymëzuese/ Me vetëm 5 mijë banorë, skuadra e Ishujve Faroe shkruan historinë në Champions! Mposht edhe kampionët e Norvegjisë

Festa e Klaksvik pas ndeshjes

Klaksvik fitoi 2-1 kundër Molde, në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues për Champions League. Ekipi nga Ishujt Faroe është duke mrekulluar këtë sezon, teksa pasi kaloi gjigantët ballkanas të Ferencvaros, po sheh drejt grupeve të kompeticionit më të fortë në Evropë.

Me vetëm 5 mijë banorë, 4584 nga të cilët ishin në stadium për të parë ndeshjen, Klaksvik është kthyer në një histori frymëzimi për këdo që shpreson t'ia dalë me punë dhe sakrifica.

Të gjendur në veri të Evropës, aty ku temperaturat edhe në verë nuk i kalojnë 15 gradë, lojtarët e Klaksvik janë gjysmë-amatorë dhe me gjasë mëngjesin e sotëm e kanë nisur me punë si elektricist, bankier, zjarrfikës apo banakier. Dikë mund edhe ta ketë zgjuar nga gjumi nevoja për t'u kujdesuar për kafshët e fermës, ndërsa bëhen gati për ndeshjen e kthimit në Norvegji, ku kërkojnë t'i thonë botës se ata janë aty.

VIDEO e ndeshjes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin