Mbi dy mijë banorë të fshatit Bilaj në rrethin e Krujës prej shumë vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Mungesa e ujit ka detyruar ata që të përshkojnë një distancë të largët nga banesat e tyre për ta siguruar atë.
Banorët shprehen se kjo situatë është e patolerueshme, sidomos në këto ditë të nxehta vere. Premtimet në kohë zgjedhjesh sipas tyre, kanë qenë të shumta por ende nuk është marrë asnjë masë për zgjidhje të këtij problemi jetik për ta.
"Kemi rreth 30 vjet pa ujë të pijshëm, në fushata na kanë thënë do e sjellim sot ujin do ta sjellim nesër. Tani prapë na kanë premtuar, shpresojmë. Është temperaturë e madhe. Ne vuajmë për ujë edhe për kafshët shtëpiake, leje për vete.... Kemi problem punën e ujit. Kemi 30 vjet kështu. Mbushim ujë tek kjo çezma këtu" thanë disa prej tyre.
Pavarësisht se ky problem është bërë publik disa herë në media, ende nuk ka dhënë inpaktin e duhur tek institucionet përgjegjëse.