Fshehën 176 mijë euro të padeklaruara, pije alkoolike dhe fishekë çifteje, Gjykata e Durrësit lë në qeli dy shoferët e autobusit

Fshehën 176 mijë euro të padeklaruara, pije alkoolike dhe fishekë çifteje, Gjykata e Durrësit lë në qeli dy shoferët e autobusit

Gjykata e Durrësit vendosi të lejë në qeli dy shoferët e autobuzit të cilët u arrestuan gjatë një operacioni në fundjavë, pasi kishin fshehur rreth 176 mijë euro të padeklaruara, fishekë çifteje, pije alkolike, si dhe mallra të tjera.

Policia i gjeti të fshehura në një autobus që vinte nga Italia në Portin e Durrësit me një nga tragetet e linjës së Barit.

Gjyqtari i seancës Markelian Koça pranoi kërkesën e prokurorit duke vlerësuar të ligjshëm arrestin dhe caktuar masën e e sigurimit "Arrest në burg" ndaj Adrian Bello dhe Algert Atia. 

Dy shoferët të cilët u arrestuan në fundjavë nga policia kufitare janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Algert Atia, 34 vjeç, banues në Berat, dhe Adrian Bello 51 vjeç, banues në Elbasan, duhet të qëndrojnë në paraburgim, sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ndërsa do të vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht akuzat e ngritura ndaj të dyve. 

Arrestimi i tyre u bë gjatë vijimit të operacionit policor të koduar "Fluksi", gjatë të cilit policia sekuestroi shuma të konsiderueshme vlerash monetare, kryesisht euro, të padeklaruara në kufi të fshehura në mënyrë të paligjshme në autobuzët e udhëtarëve të linjave Shqipëri- Itali.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare