TIRANE- Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dënuar me nga 9 vite burg 7 shtetas italianë dhe me 3 vite një tjetër pasi fshehën 5.7 milionë euro me anë të 15 subjekteve Call Center.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë kanë kryer veprat penale të ‘Mashtrimit kompjuterik’ dhe ‘Fshehjes së të ardhurave’. Në përfundim të hetimeve Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj kërkoi dënimin e 8 shtetasve italianë si dhe të 15 shoqërive që operojnë në fushën e call center, pasi nuk deklaruan shumën prej 5.799.010 euro, dënim që u pranua nga gjykata.
'Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.3230 të vitit 2022, u kërkua nga Prokuroria dhe u dënuan nga gjykata, tetë shtetas italianë dhe 15 shoqëri të cilat nuk deklaruan një shumë të ardhurash prej 5.799,010 euro.
Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar. thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë.
Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore’ informoi sot prokuroria.
I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”
I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal

I akuzuar për kryerjen e vepres penale te “Fshehjes se te ardhurave” te parashikuar nga nenet 180/1 i K.penal
Ndërsa subjektet Call Center të administruar nga këta shtetas
Hetimet e procedimit penal nr.3230 të vitit 2022 u kryen nga Prokurori i Tianës në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Më pas dosja u dërgua për gjykim në maj 2023 për veprat penale e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”
Komente